TVSH do të mblidhet nga privati, financat hapin tenderin

758
Ministria e Financave kërkon një sistem të ri të mbledhjes së TVSH.
Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë.
Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.
Ndërsa zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se kjo bëhet pasi ka problem me deklarimin e TVSH dhe se do të ketë tender për kompaninë që do të merret me mbledhjen.
Beqiraj: Ka probleme me deklarimin e TVSH pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Ka probleme me evidentimin e transaksioneve. Po ashtu ka vështirësi për gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori. Ka mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, ky falsifikimi i kuponave tatimore u konstatua nga lotaria e fundit. Tatimet e kanë të pamundur të verifikojnë çdo biznes që lëshon kupon. Duhet teknologjia për verifikimin e çdo biznesi që lëshon kupon tatimor.
Sigal