Tryeza e biznesit: Duhen politika konkuruese dhe reforma strukturore

785
Biznesi dhe ekspertët kanë ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me buxhetin dhe situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Ish-ministri i Finanacve Arben Malaj kërkoi më shumë kujdes në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet, ndërkohë që vuri thkesin në luftën ndaj korrupsionit dhe krijimin e një klime sa më pozitive për biznesin.
Malaj: Duhet një ekuilibër më i mirë midis rritjes së të ardhurave, shkurtimit të shpenzimeve, shkallës së uljes së borxhit, rritjes së lirisë ekonomike, uljes së korrupsionit, rritjes së performancës së administratës publike e eliminimit në minimum të barrierave për të bërë biznes dhe ne sot këto indekse i kemi.
Vetë biznesi kërkon më shumë refoma strukturore dhe politika konkuruese.Ndërkohë që ngriti si shqetësim serioz penalizimet e ardhura nga hyrja në fuqi e ligjit për proçedurat tatimore .
Jaka: Dhe për këtë na duhen reforma të thella strukturore, për të suportuar këto sipërmarrje në vecanti. Ne kemi kërkuar që politikat fiskale tarifore të jenë thjesht politika fiskale konkurruese në rajon.
Neranxi: Në fakt e them 15 mln jo që të duken shumë, por kaq janë, 15 mln lekë janë. Pra 5 mln për cdo elektricist që ishte brenda, në një kohë që punonjësi ishte i siguruar.
Sulaj: Që kjo iniciativë kreditimi të jepet me normë interesi të ulët. Përfituesit e këtyre kredieve duhet të jenë bizneset e vogla dhe të rinjtë.
Përfaqësuesi i Dhomës Amerikane kërkoi zgjidhje për çështjen e pronave sa më parë, pasi shumë investitorë po largohen nga pasiguria që i shoqëron në çështjen pronësisë.
“Diçka elektronike që e bën të mundur që kushdo që do të investojë ta dijë se cilat prona janë të pakontestuara, të paktën të dijë ku të fillojë”
Në këtë debat ndërhyn edhe konfindustria e cila nëpërmjet një deklarate vlerëson se me buxhetin dhe paketën fiskale rrezikohen objektivat per konsolidimin makrofinanciar.
Sigal