Transaksionet e bankave ngrenë euron. Në verë pritet rënie

699
Sigal

Transaksionet e bankave ri-ngrenë euron, por me ardhjen e verës parashikohet sërish ulje

Euro arriti nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit gjatë javës së kaluar duke zbritur në vlerën 122.3 lekë. Ndërsa me fillimin e kësaj jave, duke se monedha e përbashkët evropiane ka nisur rikuperimin ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë, 1 euro u këmbye me 122.85 lekë, 0.42 lekë më shumë se dita paraardhëse duke pasur fitimin më të madh ditor që prej muajit prill. Arsyer e rënies së madhe të javës së kaluar dhe rikuperimit të këtyre ditëve, aktorët ekonomikë e kanë shpjeguar me trans/aksionet e mëdha të bankave. Pasi euro ra javën e kaluar, duke humbur 0.94 lekë, dy ditët e fundit bankat kanë dalë në treg me kuotime më të larta, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët. Megjithatë pavarësisht ndërhyrjeve monedha evropiane vijon të mbetet në shifra shumë të ulëta, teksa në Shqipëri ka valutë të tepërt. Sipas ekspertëve arsyet lidhen me aktivitetin informal dhe përdorimin e parave të pista e të krimit. Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti tha për “Telegraf”, se valuta e tepërt ka ardhur kryesisht dhe nga fakti i parasë kriminale që është futur në tregun shqiptar nga tregtia dhe nga fakti që tashmë Shqipëria është një nyje rajonale e trafiku të drogave dhe krimit të organizuar. Ai u shpreh se paratë e pista sot po investohen më së shumti në sektorin e ndërtimit, duke kriminalizuar ekonominë shqiptare. Ndërkohë me ardhjen e sezonit të verës pritet që euro të mbetet sërish në nivele të ulëta për shkak të ardhjes së turistëve dhe emigrantëve.