Të moshuarit në Shqipëri, 38 % e tyre jetojnë në varfëri

935
Në ditën ndërkombëtarë të të moshuarve u publikuan rezultatet e një studimi që tregojnë se 38% e tyre në Shqipëri jetojnë në varfëri. Po ashtu sipas të dhënave, një ndër dy të moshuar është i sëmurë. Por pavarësisht kësaj situate, ata janë të parët që paguajnë faturat e dritave dhe ujit, më pas ilaçet dhe me çfarë u mbetet nga pensioni, kalojnë muajin. “Rreth 32 mijë veta vdesin në vit nga kjo kategori e të moshuarish. Një në dy pensionistë janë të sëmurë, janë me shqetësime. 3 në 5 kanë probleme të depresionit”, thotë Faik Xhani, Rrjeti Shqiptar i Personave të Moshuar.

Ministrja e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte një aktivitet me rastin e një tetorit dhe ku premtoi se brenda vitit do të mund të ofrohet asistence për të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbim në qendrat e përkujdesje sociale. “Është një ditë që na bën më të përgjegjshëm për më shumë shërbime sociale dhe shëndetësore, për të moshuarit. Në fakt kemi bërë disa hapa shumë të mirë, mbetet ende shumë për të bërë. Brenda këtij viti ne do të hartojmë standardet për asistencën në familje”, shprehet Ogerta Manastirliu.
Sigal