Tatimet me njoftimin e rëndësishëm për bizneset: Keni afat deri më 12 shkurt

879
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton bizneset se data 12 Shkurt 2018, është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2017.
Kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë
NJOFTIMI 
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton se data 12 Shkurt 2018, është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2017.
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga;
-Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
-Të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.
Administrata tatimore ju këshillon të plotësoni korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative parashikuar ligjin nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për informacion dhe asistencë lidhur me plotësimin dhe dorëzimin e kësaj deklarate mund t’i drejtoheni sporteleve të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në të gjithë vendin ose të telefononi në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02.
Sigal