Tatimet: Ja ndryshimet kryesore në ligjin për Taksat Kombëtare

539
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar ndryshimet kryesore të taksave kombëtare në paketën fiskale 2019.

 Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.

Më konkretisht:

Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa:
– 3/7 e normës së rentës për vitin 2019,
– 3/8 e normës së rentës për vitin 2020,
– 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.

Përqindja e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport”, bëhet :
– 7% duke filluar nga data 1 janar 2019,
– 8% duke filluar nga data 1 janar 2020,
– 9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim.

Taksa e karbonit nuk paguhet për sasitë e benzinës dhe të gazoilit që eksportohen.

Për artikujt plastikë dhe ambalazheve plastike të importuara, do të aplikohet taksa në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.

Taksa për ambalazhet prej qelqi të importuara e të prodhuara në vend do të aplikohet në masën 5 lekë/kg.

Taksa e lëndëve të para në forma primare, të importuara dhe që përdoren për prodhimin në vend të produkteve të plastikës aplikohet në masën 25 lekë/kg.