Taksat për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë

1172

Gazeta Telegraf/




Adriatik Mateli

 


Taksa për
kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion për të
udhëtuar në shtetet e tjera, u vendos për shtetasit e huaj në masën 10 dollar
për çdo kalim dhe për shtetasit shqiptar 500 lekë për çdo kalim. Çdo shtetas i
huaj ose shqiptar që udhëton me avion është i detyruar të paguaj taksën me
paraqitjen e biletës së udhëtimit me avion, në degën e aeroportit të Rinasit.
Mbi pajisjen me biletën e taksës e cila i bashkëngjitet dokumentit të bordit,
nga ana e doganës bëhet vulosja e biletës së taksës dhe shënimi në të i datës
së udhëtimit. Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet Dega e Doganës Rinas. Kjo
taksë arkëtohet nëpërmjet biletave me vlerë, me të cilat është pajisur Dega e
Doganës Rinas. Biletat janë me numër serie me 6 shifra. Pagesa e taksës
përballohet nga vetë shtetasit e huaj ose shqiptarë. Për rastet kur shtetasit
shqiptarë shkojnë me shërbim jashtë vendit pagesa e taksës përballohet nga
institucioni ose ndërmarrjet shtetërore që i dërgojnë me shërbim. Arkëtimet e
çdo dite do të regjistrohen në një regjistër të veçantë dhe derdhen menjëherë
në buxhetin e shtetit.

 

 

Taksë për
pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti

Taksa për
pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti u vendos për shtetasit që
pajisen me këtë dëshmi. Taksa caktohet 1.000 lekë për dëshminë e grupit A,B,
dhe F dhe për dëshmitë e tjera 50 përqind e shumës 1.000 lekë. Detyrimi i
pagimit të taksës lind në momentin e dhënies së dëshmisë për drejtim automjeti.
Kjo taksë paguhet vetëm njëherë pas kalimit të provave para komisioneve
përkatëse. Me vjeljen e kësaj takse ngarkohet inspektorati rrugor, Organ i
Ministrisë së Rendit Publik. Degët e inspektoratit rrugor lëshojnë dëshminë e
aftësisë dhe janë të detyruara të pajisin shtetasit me vërtetimin përkatës. Të
gjitha dëshmitë e aftësisë që do të jepen regjistrohen në një regjistër të
veçantë, ku përcaktohet, emri, mbiemri i personit, grupi i dëshmisë dhe masa e
taksës së paguar.



Taksë për
shfrytëzimin e lëndës drusore

Taksa për
shfrytëzimin e lëndës drusore u vendos për veprimtarit ekonomike që lidhen me
shfrytëzimin e lëndës drusore. Me vjeljen e kësaj takes ngarkohet Drejtoria e
shfrytëzimit pyjor në rrethe. Taksa caktohet për çdo ndërmarrje nga Ministria e
Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të
Ushqimit.

 


Taksa për
fjetjen në hotel e të huajve

Taksa për
fjetjen në hotel e të huajve u vendos mbi shërbimet e ofruara nga hotelet,
pensionet shtetërore ose private për shtetasit e huaj në masën 10 dollar për
çdo natë fjetje të konvertuar në lekë, me kursin ditor të Bankës Shqiptare. Kjo
taksë do të përfshihet në çmimin e fjetjes së hotelit

dhe do të
derdhet menjëherë në buxhetin e shtetit.

 


Taksë për pajisjen
me pasaportë lundrimi

Për ushtrimin e
veprimtarive të lundrimit nga ekuipazhe të anijes ose të personave të tjerë
duhet pasaportë lundrimi. Pasaportat e lundrimit janë dokumente identifikimi
të prestarëve të ekuipazheve të anijes ose personave të tjerë që mund të
punojnë dhe udhëtojnë në këto anije. Me dhënien e pasaportës së lundrimit
merret taksë 500 lekë, e cila do të derdhet menjëherë

në Buxhetin e
Shtetit. Me vjeljen e kësaj takse ngarkohen kapiteneria e portit.

 


Taksë për
regjistrimin e veprimtarive të ndryshme

 

Të gjitha
regjistrimet për veprimtari të ndryshme do të bëhen në degët e tatimeve në
rrethe me përjashtim të ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit vendas
shtetëror e atij të huaj dhe regjistrimin e lejeve për ushtrimin e lotarive,
konkurseve parashikuese dhe lojrave të fatit, të cilat do të bëhen në
Drejtorinë e Tatimeve në Ministrinë e Financave. Taksa e regjistrimit paguhet
vetëm njëherë me miratimin e lejes së ushtrimit të veprimtarisë. Taksa e
regjistrimit për veprimtari të ndryshme caktohet si më poshtë:

– Veprimtaritë
private të personave fizik shqiptar 1.000 lekë.

– Veprimtaritë e
personave juridik shqiptarë privat 8.000 lekë.

– Ndërmarrjet
shtetërore shqiptare me kapital të huaj 1.000 $.

– Zyrat e
përfaqësimit 500 $.

Nuk i
nënshtrohen detyrimi të regjistrimit të aktivitetit dhe pajisjes me leje
personat që kryejnë veprimtari me karakter ekonomik e shtëpiak si:

– Personat që
sharrojnë dhe presin dru.

– Personat që
merren me larje rrobash dhe pastrim shtëpie.

– Personat që
shesin në tregun e lirë privat (paguajnë taksë tregu dhe

peshmatje).
Pjestarët e familjes, personat që merren në punë me pagë, ndihmësit që marrin
pjesë në tregti, zejtari etj, pavarësisht nga lloji i punës që kryejnë, me
fillimin e punës shënohen në aktin e lejes së profesionit dhe nuk pajisen me
leje të veçantë. Shtesa dhe ndryshimet në ligjin e taksave mundësuan dhe
krijuan një kuadër të plotë ligjor të sistemit të taksave, vendosën taksa të
reja dhe përjashtime nga taksimi, krijuan barazi në nivelin e pagesës për
veprimtaritë shtetërore e private në vend.

Sigal