Statistikat e materniteteve dhe qendrave të shëndetit të nënës dhe fëmijës, fakti më tronditës për largimin e të rinjve nga Shqipëria

641
Sigal

Në një sondazh të fundit, bërë nga institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë bie në sy se në Shqipëri ka një një ndryshim të statistikave të vizitave mjekësore ,bazuar kjo në të dhënat e regjistrave mjekësorë dhe kartelave shëndetësore në spitale, poliklinika dhe qendrat e vizitave të nënës dhe fëmijës. Sipas këtyre statistikave janë shtuar së tepërmi vizitat për sëmundjet e kardiologjisë, ato të endokrinologjisë, pneumologjisë, aksidentet dhe kirurgjisë , por çuditërisht kanë rënë ato të obstetër-gjinekologjisë dhe shëndetit të nënës dhe fëmijës. Ky fakt është shumë domethënës, pasi tregon se rënia e vizitave, konsultave në maternitetet e vendit dhe qendrat e nënës dhe fëmijës tregojnë rënien e madhe të lindjeve dhe kjo ka një arsye, e cila është sa tronditëse aq dhe e rëndë për fatet e vendit në të ardhmen. Këto statistika janë fakti më tronditës i eksodit të të rinjve dhe personave në moshë që krijojnë familjet. Ndaj deri sa të rinjtë ikin jashtë shtetit dhe personat në moshë ose që kanë 1 fëmijë, largohen nga vendi dhe kjo ka bërë që të bien lindjet, por të bjerë edhe kërkesa për mami dhe mjekë në maternitete. Ndoshta kjo tregon edhe parashikimet e OKB-së që Shqipëria në vitin 2040 do të jetë vendi me moshën më të plakur në Europë, ndërkohë që në vitin 1900 ishim vendi me moshën më të re në botë.