Spiropali-Skubic: Projekte të reja në dogana dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira

812
Sigal

 Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Znj. Elisa Spiropali priti sot Z. Rajko Skubic Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Sllovene.

Drejtorja e Përgjithshme pasi prezantoi  zhvillimet e Doganës Shqiptare u fokusua në marrëdhëniet e deritanishme me Administratën Sllovene, duke vlerësuar projektet e përbashkëta dhe vizitat e punës të zhvilluara në Slloveni në kuadër të Programeve TAIEX dhe Dogana 2013. Disa prej këtyre vizitave studimore kanë mbuluar fusha si marrëdhëniet me publikun, antikorrupsionin, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe marrëdhënien e administratës doganore me mediat dhe komunitetin e biznesit.Më pas Znj. Spiropali u ndal në projektet e reja dhe ambicioze të doganave shqiptare. Drafti për Kodin e ri Doganor dhe Single Window (Sporteli i Vetëm) janë risitë për të cilat po punohet intensivisht- shtoi Znj. Spiropali duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve për modernizimin e administratës doganore, lehtësimin e procedurave dhe rritjen e komunikimit me bizneset. Këto projekte janë një portë drejt mundësisë së një aderimi të sigurtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Nga ana e tij Z. Skubic shprehu kënaqësinë për ftesën e dërguar nga Administrata Doganore Shqiptare, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm Slloven vlerësoi progresin e arritur deri tani nga doganat shqiptare duke shprehur inkurajimin për projektet e reja të ndërmarra. Ai bëri një prezantim të Doganës Sllovene si dhe ndryshimet me të cilat ajo po përballet. Z. Skubic siguroi Znj. Spiropali që ndërveprimi me doganën shqiptare është prioritet i administratës doganore sllovene duke propozuar intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe për një bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen. Drejtorët e Përgjithshëm vlerësuan frymën e ndërsjelltë të bashkëpunimit mes dy Administratave Doganore dhe u angazhuan për cuarjen më tej të këtij bashkëpunimi. Ata u shprehën të hapur ndaj projekteve te reja dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira.