Spiro Fuqi, “mjellma” e liqenit, njeriu që ka bërë epokë në agrikulturë

1983
Në një intervistë për “Telegraf” biznesmeni njohur Spiro Fuqi, themeluesi kompanisë dinjitoze RIVE’S me emër të mirë jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve tanë shtetërorë, ka renditur disa prej problemeve, arritjeve dhe sfidave me të cilat ai është përballur në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të ngritjes së një biznesi, ku e veçanta mbetet prodhimi dhe tregtimi produkteve të pastra BIO dhe aspak të falsifikuara. Spiro Fuqi ka mbaruar Fakultetin dhe është diplomuar si specialist bujqësie në degën Agronomi dhe Teknologji Ushqimore. Ai është vlerësuar me çmime dhe ka marrë gradën “Doktor” në fushën e tij në Palermo.
Zoti Spiro, cila ka qenë zanafilla e rrugës tuaj si themelues i RIVE’S ?
“Rive’s Company” është themeluar në janar te vitit 2012 . Fabrika është pozicionuar në një ndër vendet e konsideruara perlë e vendit tonë. Në vitin 1992, ka nisur ideja ime për mitin e industrisë të përpunimit të fruta-perimeve, dhe në vitin 1993-1994, investimet e mia kanë pasur shtrirje në Sarande, Delvinë, Kuçovë, me industrinë e përpunimit të pijeve alkoolike, për përpunimin e frutave dhe perimeve dhe mishit. Ardhja e vitit të zi 1997, solli edhe shkrirjen e gjithë kapitaleve si rezultat i luftës dhe trazirave. Në vitin 1999, unë ngrita industrinë e përpunimit të frutave dhe perimeve në Qarkun e Korçës, ku kam pasur edhe suksesin e madh. Në vitin 2002, në qytetin e Korçës, kam ngritur repartin e prodhimit të kërpudhës së parë shqiptare, por për arsye konkurrence të pandershme ky biznes u mbyll. Në vitin 2006, kam hartuar dhe realizuar projektin e prodhimit BIO të përpunimit të frutave dhe perimeve duke u ndalur në Përmet, Kuçovë, Pogradec dhe Tiranë, nën asistencën e USAID-it, dhe monitorimit që ju bë kompanisë në vitin 2006, kam dale “Kompania më e mire”, dhe si rezultat kam kapur tregun e huaj si në Austri, Zvicër, me rezultate të shkëlqyera. Kërkesat e tregut sa vinin dhe rriteshin, ndërkohë që u formua paketa e parë e Ushqimit –Social, me prodhime natyrale duke marrë traditën e trevave tona, duke e perfeksionuar atë. Në vitin 2009, kompania ime merr pjesë në Palermo të Italisë, dhe vlerësohet si “Kompania me produktet më të mira “ÇE-Albania”.
Cila ka qenë ëndrra juaj në rrugën e gjatë të biznesit të produkteve BIO?
Ëndrra ime si specialist ka qenë ajo e përpunimit të Liqenit të Ohrit, për të cilin punova mbi 5 vjet dhe arrita të racionalizoj dhe të bëj trajektoren e standardeve në përpunimin e peshkut, dhe duke nxjerrë në treg mbi 11 produkte të atij liqeni. Të liqenit të Ohrit me standardet më të larta, duke trajtuar pa asnjë lloj konservanti 100 % natyrale për faktin se edhe liqeni është certifikuar nga UNESKO si “Liqeni Biosferës”. Rruga ka qenë e gjatë , e vështirë, e shoqëruar me probleme të shumta, si ambiciet meskine dhe lufta dhe konkurrenca e pandershme. Por kam fituar. Ka fituar dinjiteti im, përkushtimi im, korrektësia dhe sinqeriteti im si specialist. Unë startova për të arritur qëllimet e mia, dhe në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë nuk mund të lë pa përmendur biologët e Pogradecit, si Vladimir Peshkatarin, një ndër asistentët dhe konsulentët e mijë, në projektin tim, nuk mund të lë pa përmendur akademistë dhe profesorë të ndryshëm, që kanë bërë konsulta të vazhdueshme apo edhe familjet e vjetra peshkatarësh të Pogradecit, të cilët më kanë ndihmuar në ngritjen e teknologjisë së prodhimit. Pas monitorimit të produkteve vendase dhe të huaja rezultati dhe kërkesa ishte pozitive. U ngrit kompania RIVE’S në Hudënisht të Pogradecit, atje ku edhe prodhimi dhe fabrika janë vetëm 200 metra larg liqenit. 
Cila është e veçanta e prodhimeve tuaja BIO?
Prodhimet tona janë të veçanta. Ato janë të freskëta, dhe 100 % BIO. E veçanta është se paketa prek të gjitha nivelet e konsumit dhe i shërben të gjitha familjeve në nevojë, me produkte 100 % të gatshme u shërben restoranteve, dhe individëve. Sot çdo familje shqiptare do të gjejë tek RIVE’S, shumëllojshmëri prodhimesh të gatshme cilësinë e lartë, dhe çmime të konkurrueshme për situatën aktuale të krizës që ka prekur Shqipërinë dhe vendet e Rajonit. Ajo që e bën të veçantë RIVE’S është prezenca e Akademisë Internacionale e cila përmes një delegacioni me specialistë, të huaj dhe kryesisht italianë, vizituan dhe monitoruan kompaninë në janar 2015, dhe në shkurt 2015 ata dhanë vlerësimin maksimal, ku RIVE’S u ftua në Palermo dhe në një ceremoni solemne ku asistonin dhjetëra shtete, morëm vlerësimin, unë Spiro Fuqi si “Administratori më i mirë” me gradën Doktor, të shoqëruara me medaljen Argjendi, ku kompanisë ju dha çmimi “ÇEA-BIO”, e para në Ballkan për këto produkte. Kompanisë pra ju dha e drejta ndërkombëtare e shitjes së këtyre produkteve duke marrë të drejtën edhe të një projekti ambicioz dhe të vështirë për ngritjen e marketeve BIO në të gjitha Qarqet e Shqipërisë. Ne sot kemi marketet tona, si në Qarkun e Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Pogradecit, Beratit, Fierit, dhe do të vazhdojmë të sigurt dhe me dinjitet rrugën e nisur në çdo qytet të Shqipërisë.
Sigal