Sot çelja e madhe e “Klik Ekspo Group”

456

Gazeta Telegraf/


Tirana,
kryeqendër e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare

 

Panairi
Ndërkombëtar i Tiranës ‘Klik Ekspo Group’ çelet sot në orën 17:30, në Pallatin
e Kongreseve, duke e shndërruar kështu kryeqytetin shqiptar për pesë ditë me
radhë në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Tradicionalisht
i organizuar në Nëntor, më i madhi manifestim biznesi që zhvillohet në Shqipëri
konsiderohet edhe si Porta drejt Ballkanit.

Në evenimentin
që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakimin e mundshëm dhe
ndërveprimit me temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë; do të marrin pjesë kompani
nga pothuaj të gjitha vendet e botës.

Për të iniciuar
këtë bashkim mes biznesit e kulturës, në ceremoninë e çeljes së Panairit të
Klikut pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare të cilët
sigurisht nuk i kanë munguar për asnjë vit këtij eventi të rëndësishëm për
ekonominë e vendit tonë.

Falë këtij
Panairi, të krijuar e rritur jo me pak mund nga drejtuesit e Klik Ekspo Group,
(fillimet e tij datojnë në nëntorin e 1994), Shqipëria mundi të përfshihej në
rrjetin më të rëndësishëm global për veprimtaritë e kësaj industrie elitare
biznesi, siç konsiderohen panairet, UFI – Unioni Botëror i Panaireve.

Ky panair me të
drejtë është konsideruar në këto dy dekada (tashmë ka hyrë në dekadën e tretë)
si një pikë takimi e shkëlqyer për shkëmbimin e informacionit, ofrimin e një
blerësi unik, mundësimin e shkëmbimeve të ndërsjella për të diskutuar dhe
zhvilluar bashkëpunime mes biznesit vendas e botëror në një periudhë
disaditëshe intensive.

 

Pas dy dekadash,
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i Klik Ekspo Group, tashmë është shndërruar në
simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një
urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi Ndërkombëtar i
Klik Ekspo Group, që do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve më 24
deri më 28 nëntor.

Edicioni i këtij
viti do të sjellë  edhe plot surpriza.
Veç bashkëpunimit me shtetet e njohura tashmë, të cilat prej vitesh janë pjesë
e eksponateve ndërkombëtare të Klik Ekspo Group, do të ketë edhe pjesëmarrës të
rinj, sipërmarrës dhe artistë të njohur botërisht.

Edhe këtë vit,
pavijonet monosektoriale në intervale të përvitshme, ecin paralel me sektorët
prioritarë dhe epërsitë e zhvillimit ekonomik: Ndërtimi dhe energjetika,
burimet e rinovueshme të energjisë, industria kimike dhe farmaceutike,
industria ushqimore dhe ambalazhimit, IT dhe risitë teknologjike, mbrojtja e
mjedisit janë “kryefjala” e Panairit të nëntorit.

Qëllimi kryesor
i Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group në këto dy dekada ekzistencë të
tij, ka qenë prezantimi i  një Shqipërie
me pasuri të mëdha natyrore, të cilat presin shfrytëzimin e tyre nga bizneset
më të mëdha ndërkombëtare.

Klik Ekspo Group
ka dashur dhe ja ka arritur në 22 vite, t’u mësojë bizneseve të huaja të flasin
shqip dhe t’i nxisë ato të investojnë në Shqipëri.

Përfaqësojnë
vendin e tyre në ketë event të nëntorit ekspozues nga Kosova, Maqedonia,
Serbia, Bullgaria, Greqia, Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Italia,
Franca, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke, Austria. Por edhe ato realitete
biznesi të cilat janë prezente si ekspozues në mënyrë alternative ose të
përvitshme që vinë nga India, Polonia, Austria, Belgjika, Spanja, Argjentina.

Dhjetëra
aktivitete do të zhvillohen përgjatë ditëve të këtij panairi duke ekspozuar
produkte dhe shërbime të reja.

Janë mbi 280
ekspozues ndërkombëtarë nga afro 30 shtete që do të sjellin investimet e tyre
të guximshme në Panairin e përvitshëm të ‘Klik Ekspo Group’, anëtar i UFI
Company.

Klik Ekspo
Group, do të çelet pasdites e sotme në orën 17;30 dhe do të kulmojë në orën
19;30 me mbrëmjen gala dhe ndarje medaljesh për personalitet e biznesit dhe
artit në Pallatin e Brigadave.

Edhe këtë vit,
Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group do të tregojë se sa e vogël është bota
dhe se ajo mund të mblidhet e gjitha në një Panair.