Skemë financimi që nxit bizneset e vogla

762
Këshilli i Ministrave miratoi dje një sërë vendimesh të rëndësishme. Kështu Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme Strategjinë e Rendit Publik 2015-2020 dhe të planin e veprimit 2015-2017
Gjithashtu qeveria mori vendim për krijimin e skemës “Voucher”. Sipas vendimit krijimin e skemës “Voucher”, është me vlerë të përgjithshme 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 3 (tre) vjet, për periudhën 2015-2017. Skema fillon të zbatohet në vitin 2015, ku për vitin 2015, vlera e fondit të jetë 1 000 000 (një milion) lekë; për vitin 2016, vlera e fondit të jetë 4 000 000 (katër milionë) lekë dhe për vitin 2017, vlera e fondit të jetë 4 000 000 (katër milionë) lekë.
Skema u jep ndihmë, në formë granti të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nëpërmjet bashkëfinancimit. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti/tët, skema mbulon 85% të kostove të pranueshme nga buxheti i shtetit, por jo më shumë se 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
Objektivi kryesor i skemës është stimulimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që operojnë në fushën e prodhimit, përfshirë agroindustrinë si dhe prodhimin e programeve kompjuterike (softqëare TIK), për t’u mundësuar atyre transferimin e drejtpërdrejtë të njohurive, nga ofruesit e shërbimeve, për inovacione, teknikat e marketingut, duke ofruar përvoja dhe praktika më të mira, që nuk janë aplikuar më parë te kompania aplikuese dhe që do të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe performancës ekonomike të saj.
Qëllimi i skemës është rritja dhe zhvillimi i aftësive menaxheriale dhe teknike për krijimin e produkteve të reja, proceseve ose shërbimeve inovative, si dhe mundësimi i krijimit të një lidhjeje të vazhdueshme me ofruesit e këtyre shërbimeve.
Marrëveshjet e bashkëpunimit
Këshilli i Ministrave miratoi në parim edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Portugalisë, në fushat e gjuhës, arsimit, kulturës, sportit, rinisë dhe mjeteve të komunikimit. Qeveria gjithashtu mori vendim për llojet, periodicitetin dhe mënyrën e raportimit të të dhënave statistikore për aftësinë e kufizuar nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor. Këshilli i Ministrave miratoi edhe rregulloren “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit”. Gjithashtu qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem. Qeveria mori vendim edhe për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i rrugës hyrëse të Doganës Morinë.
Sigal