Skandali, ja vjedhjet e doganierëve dhe mashtrimet e agjencive doganore në Fier

722
Sigal

KLSH/ Miliona lekë abuzime me mallrat e akcizës, grabitjet, kontrabanda e punonjësve dhe falsifikimi i dokumentacionit

Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Degën e Doganës, Fier. Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, me shkresën nr. 13/7, date 31.03.2014 dhe nr. 13/6, datë 31.03.2014, Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe rekomandimet përkatëse, i janë dërguar znj. Elisa Spiropali, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Tiranë dhe Kryetarit të Degës Doganës, Fier. KLSH ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme:

MASA PËR SHPËRBLIM DËMI

Nga Dega e Doganës Fier të kryhet kontabilizimi dhe të kërkohet në rrugë ligjore duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e

gjykimit, me qëllim kërkimin për shpërblimin e dëmit në vlerën 145,895,944 lekë, në mënyrë analitike si më poshtë:

1. Vlera prej 1,749,236 lekë nga 10 punonjës sipas anekseve nr. 4 – 7, për shpenzime operative

të pajustifikuara dhe jo në përputhje me kërkesat logjore.

2. Vlera prej 144,146,708 lekë nga subjektet me detyrime të papaguar si dhe revokimit të

vendimeve administrative të nxjerra jo në përputhje me ligjin në mënyrë analitike si më poshtë:

2-1. Vlera prej 108,017,813 lekë nga 23 subjekte si rezultat i revokimit të akteve administrative

 të Kodit Doganor si dhe neneve 87.1/2, 87.1/3 të ligjit “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

2-2. Vlera prej 30,916,726 lekë nga 229 subjekte për shkelje të “Procedurave të shqyrtimit të vlerës doganore…” si dhe të “Protokollit të Origjinës”gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave.

2-3. Vlera prej 4,105,875 lekë nga 4 subjekte sipas aneksit 2 të Raportit Përfundimtar të

Auditimit si rezultat i veprimeve jo në përputhje me kërkesat e Kodit Doganor ,“Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”gjatë procedurave të regjimeve të përpunimit aktiv.

2-4. Vlera prej 1,106,294 lekë nga 4 subjekte sipas aneksit 8 të Raportit Përfundimtar të

Auditimit si rezultat i veprimeve jo në përputhje me kërkesat e Kodit Doganor gjatë procedurave të vendimmarrjes.

MASA ADMINISTRATIVE

Bazuar në nenet 275.1 dhe 287.2/f të Kodit Doganor, Dega e Doganës Fier të aplikojë penalitet me gjobë në masën nga 50,000 lekë deri në 200,000 lekë, për 2 (dy) agjenci doganore: Për problemet e konstatuara në përpilimin e DAV, pasi janë deklaruar dhe zhdoganuar artikuj të keqklasifikuar në kod tarifor me pasojë shmangien nga detyrimet doganore.

MASA DISIPLINORE

Bazuar në VKM nr. 205, datë 13.4.1999 të ndryshuar me vendimin nr. 686, datë 02/11/2005, për shkeljen e dispozitës nr. 16/1 germat “a” dhe “ë”, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të propozojë në Komitetin Disiplinor fillimin e procedurës për dhënien e masave disiplinore si më poshtë: “Ulje një shkallë në kategori dhe transferim nga pozicioni i punës 6 muaj”, dispozita 18.1.4 germa “ç”, për 3 (tre) punonjës.

1.Për specialistin e DPD, në cilësinë e ish-përgjegjës regjime/akcizë në Degën e Doganës Fier, për shkeljet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale të përcaktuara në nenin 15.14 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore, në lidhje zbatimin e procedurave “Për Akcizat në RSh” dhe VKM nr. 612 “Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit për Akcizat”.

2. Për doganierin klasifikim/vlerë, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale në zhdoganimin e mallrave.

3. Për financierin në Degën e Doganës Fier, për shkeljet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale të përcaktuara në nenin 14.7 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore; “Për rregullat e shpërblimit të personelit doganor nga të ardhurat që realizohen

nga sanksionet e shkeljeve doganore”, pika 9 “Miratimi përfundimtar”.

Vërejtje me paralajmërim”, dispozita 18.1.4, germa “a” për 1 (një) punonjës me detyrë doganiere regjime/përjashtime, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale .