Skandal, grabiten 46 milion euro në Bankën Kombëtare, Fullani ende në detyrë

834
Sigal

Grabitja në Thesarin e BK në Linzë. Dyshohet në grabitjen e përafërt të floririt nga Zogu më 1939, të jenë përfshirë dhe Guvernatorë. Në vend të parave, u gjetën libra

Një grabitje skandaloze, e denjë për filmat polices, pikërisht në Bankën Kombëtare të Shqipërisë ka treguar se në këtë vend, depozitat e qytetarëve jo vetëm nuk kanë garancinë ligjore, por mund të vidhen pikërisht nga vetë punonjësit e institucionit. Një grabitje në vlerën e 4.3 milion eurove që mund të krahasohet me atë të grabitjes së floririt në arratisje në vitin 1939 nga ish-Mbreti Zog dhe ajo e floririt në Qafë Kërrabë. Kaq konfirmohet zyrtarisht, por burime ende jo zyrtare të “Telegraf” thonë se shuma e grabitur është rreth 10 herë më e madhe, pra mbi 46 milion euro. Dyshohet se në këtë grabitje disavjeçare, të mos jenë vetëm dy punonjës të Bankës Kombëtare, por dhe të tjerë të Sigurisë apo ndoshta dhe Guvernatorë.  Një vjedhje që ka tronditur opinionin, por që çuditërisht, nuk ka shqetësuar fare Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani, që tashmë njihet dhe si ‘pasha që shpërdoron paratë e shqiptarëve’. Minimalisht, ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen! Këtu, nuk bëhet fjalë për një vjedhje ordinere apo karshillëk-abuzim me paratë e shqiptarëve që Fullani e vartësit e tij shpërdorojnë pa hesap për jetën e tyre milionere brenda institucionit (kthyer në një miniresort turistik), por për një grabitje skandaloze që ka ndodhur pikërisht në tunelet ku ruhen e administrohen paratë..!! E në vend të parave që grabiteshin, vendoseshin libra…. E habitshme për ‘imunitetin’ që gëzon Fullani përballë këtij skandali, por thjeshtë shtrohet një pyetje: Pse hesht ministri i Financave, pse hesht Kryeministri?. Çfarë duhet të ndodhë në institucionin më të rëndësishëm financiar të vendit që të jepet alarmi?

SKEMA E GRABITJES

Zbardhet skema me të cilën u vodhën 4.3, (dyshohet rreth 46 milion euro) nga thesari i Bankës së Shqipërisë në Linzë. Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj, ky i fundit punonjës i thesarit që në vitin 1993, për 4 vite rresht kanë vjedhur paratë që vinin me peshë nga Zvicra duke i zëvendësuar ato me letra dhe libra. Skema e vjedhjes u zbulua nga inspektorët e Auditit të Brendshëm të Bankës, të cilët zbuluan se disa kuti ku mbaheshin paratë ishin hapur. Brenda këtyre kutive janë gjetur në vend të parave libra. Auditi bëri inventarin dhe zbuloi mungesën e 4.3 milionë euro. Bitraj ka pranuar se paratë që merrte nga hapja e kutive të lekëve që vinin nga Zvicra, i zëvendësonte për të pasur të njëjtën peshë si kuti, me libra që i fuste vetë. Kjo skemë ka funksionuar për 4 vite rresht. Mësohet se Ardian Bitraj me detyrë përgjegjës i sektorit arkës stok ka rrëfyer se prej katër vitesh në bashkëpunim me kolegen e tij ka nxjerrë nga ky sektor shuma të konsiderueshme lekësh që ishin bërë gati për tu hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për tu asgjësuar. Bitraj ka pranuar gjithashtu për policinë se paratë që merrte i luante në kumar dhe baste sportive, dhe se e konsideronte këtë thjesht si një mënyrë huaje për t’i zëvendësuar më vonë. Si Bitraj dhe Bruzia, ndodhen të arrestuar me vendim gjykate për akuzat e vjedhjes, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Gjatë hetimeve, Bitraj ka rrëfyer se kishte katër vjet që merrte lekë nga arka stok i tërhiqte të gjitha me prerje 50 lekëshe i fshihte në trup dhe në këtë mënyrë i nxirrte nga banka. Më pas, në mënyrë që të mos kuptohej që ishin tërhequr parà, dhe që pesha e këtyre arkave të dukej e njëjtë, aty vendoseshin libra. Bitraj ka rrëfyer më tej se ka arritur që brenda një dite të merrte deri në 10 milionë lekë…

HESHTJA PËR SKANDALIN

Heshtja për këtë skandal, shtron shumë pikëpyetje për vetë sistemin bankar të Shqipërisë, garancinë monetare në institucionet që ato ruhen dhe pasigurinë e depozitave të klientëve e pasigurinë për thesarin e shqiptarëev. Jo një herë në media e zyrtarisht, kreu i Bankës Shqiptare Fullani është përfolur për super shpenzime luksi, deri dhe në dhoma akomodimi(hotel) Brenda institucionit që ai drejton. Kurse Banka Shqiptare, është në një farë mënyre dhe kontrollori e bashkëpunuesi me bankat e nivelit të dytë ku shqiptarët çojnë kursimet e tyre… Shqiptarët, nëse marrin një kredi biznesi në banka, duhet të paguajnë përqindje deri në 2 apo tre herë më shumë se sa paguhet në shumë shtete të Ballkanit dhe Europës. Mos vallë sportelet e bankave shërbejnë për majmien e pushtetarëve, shërbëtorëve të tyre e varfërimin e mëtejshëm të shqiptarëve!?. Vështirë që të thuash jo. Janë paratë e shqiptarëve ato që Fullani e vartësit e tij shpenzojnë pa hesap si sheikët arabë… Ndërsa rasti i grabitjes së dhjetëra milion eurove, duhet të shkaktonte tërmet në institucionet me përgjegjësi direkt dhe në qeveri… Zogu, më 1939 grabiti florinjtë dhe iku.. Minimalisht, Fullani duhet të kishte dhënë dorëheqje që në momentin e zbulimit të grabitjes… Por kjo nuk ka ndodhur, e vështirë të ndodhë… Me sa duket, ai i ka krahët e ngrohtë me shtetarët e djeshëm dhe të sotshëm…