Shtohet numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në fillim të 2019-s, pakësohen të huajt

515
Sigal

Më pak të huaj kanë hyrë në Shqipëri në dy muajt e parë të këtij viti ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me shqiptarët që kanë preferuar të dalin më shumë jashtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2019, janë 530.69, krahasuar me Shkurt 2018, ky tregues rezulton me rritje 7,5 %. Në Shkurt 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 27,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Kosova me 12,5 %.

I njëjti vlerëson se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Shkurt 2019, janë 559.611 duke shënuar një rritje me 13,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.