Shteti mbyll zyrat, nisin 5 ditë pushime për festat

927
Administrata shtetërore do të mbyllë zyrat prej së shtunës, prej t’i rihapur ato të enjten e ardhshme. Ka qenë një urdhër i kryeministrit, që u ka shtuar ditët e pushimit rreth mijëra punonjësve buxhetorë, duke u dhënë mundësi të qëndrojnë larg zyrave për 5 ditë me radhë. Sipas vendimit, data 27 nëntor (e hënë), nuk do të jetë ditë pune, por pushimi. Kjo do t’u mundësojë punonjësve shtetërore të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë pushimet e nisura në fundjavë, për t’i bashkuar ato me festat zyrtare të 28 dhe 29 Nëntorit. Një vendim që rrezikon të krijojë probleme në shërbimet ndaj qytetarëve, të cilët nga mesdita e sotme (24 nëntor) dhe deri më 30 nëntor nuk do të gjejnë të hapur asnjë zyrë të shtetit. Gjithashtu, vështirësi mund të krijohen edhe për bizneset për shkak të kontakteve të tyre dhe shërbimeve që marrin nga administrate. Ndonëse dita e pushimit të administratës mund të kompensohet në një nga fundjavat e ardhshme, mbetet shqetësimi për 5 ditë pa shërbime nga zyrat shtetërore, si për qytetarët dhe për sipërmarrjet.
Sigal