Sigal

Të vetëpunësuarit në Shqipëri kanë një peshë të konsiderueshme në punësim. Në 2017-n, numri i të punësuarve në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar ishte mbi 149 mijë, apo rreth 30.4% e totalit të të punësuarve në vend. Në përgjithësi, të punësuarit në ndërmarrjet e vogla janë të vetëpunësuar ose familjarë. Mesatarisht një ndërmarrje e vogël në vend ka 1.5 të punësuar. Norma e të vetëpunësuarve në Shqipëri është ndër më të lartat në Evropë. Shqipëria renditet e dyta në Evropë, pas Greqisë, për nga pesha e lartë e të vetëpunësuarve në raport me totalin e të punësuarve në ekonomi, me 31% të totalit. Përqindja ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha vendet – nga 7% në Norvegji dhe 31% në Greqi, sipas të dhënave nga Eurostat. Në Bashkimin Evropian, pesha e të vetëpunësuarve në totalin e të punësuarve është 14%. Së fundmi Eurostat ka publikuar arsyet e vetëpunësimit. 23% e të anketuarve kanë deklaruar se e kanë parë vetëpunësimin si një mundësi e përshtatshme, 16% e të anketuarve thanë se vazhduan biznesin e familjes, 11% për shkak të orarit të përshtatshëm, 11% se nuk patën alternativë tjetër. Të dhënat e Eurostat janë nxjerrë nga Anketa Evropiane Forcës së Punës. Ajo çka është interesante nga rezultatet e Anketës është se në vendet e Evropës Juglindore, siç është dhe Shqipëria, mbizotëron arsyeja e mungesës së alternativës në punësim. Gati 40% e të vetëpunësuarve në Rumani deklaruan se vendosën që të vetëpunësohesh për shkak se nuk gjetën punë tjetër si të vetëpunësuar.

Përqindja e lartë e të vetëpunësuarve në një ekonomi është tregues i një ekonomie pak konkurruese, ku mungesa e alternativave për punësim është e pakët. Kjo është erdhe arsyeja kryesore që përqindja e vetëpunësimit në Shqipëri është ndër më të lartat. Sipas një studimi nga Bashkimi Evropian për punësimin dhe perspektivat e tij në Evropë u gjet se 63% e të anketuarve kanë deklaruar se e bëjnë këtë zgjedhje, pasi nuk kanë alternativë tjetër. Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë Evropën, teksa pas nesh është Serbia, me 53% të totalit. Nivel të lartë të vetëpunësimit “nga halli” kanë dhe shtetet e tjera të rajonit, si Mali i Zi e Maqedonia.