Shqipëria – Shteti me tregun më të ulët të reklamave në Ballkan

493
Sigal

Ekonomia e ulët dhe e pazhvilluar në vendete Ballkanit ka ndikuar edhe në tregun e reklamave sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX, tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth 20 euro për person, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 17 euro. Në krahasim me vendet e zhvilluara, rajoni ka të ardhura tepër modeste. Sipas portalit global të statistikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh në botë, me të ardhura prej 191 miliardë dollarësh, ose 602 dollarë për person. Tregu global në 2016-n u vlerësua në 493 miliardë dollarë. Sipas raporteve të qëndrueshmërisë së medias të publikuara nga IREX, vendet e rajonit shfaqin në përgjithësi probleme të ngjashme; Tregu i reklamave është i ulët; kompanitë mediatike në pjesën më të madhe nuk janë të qëndrueshme nga ana e përfitueshmërisë, dhe nuk janë eficiente nga pikëpamja e biznesit.

Shpenzimet në vendet e Rajonit

Në Maqedoni, shpenzimet totale vlerësohen në 35.6 milionë euro në vit; Televizioni: 66% (23.4 milionë euro); Radio: 8% (2.8 milionë euro); Print: 4% (1.4 milionë euro); Digjital: 10% (3.5 milionë euro); outdoor: 13% (4.5 milionë euro). Në Serbi, sipas vlerësimeve të IREX, të ardhurat vjetore nga reklamat ishin 174 milionë euro në 2016 (TV, 95 milionë; print, 30 milionë; internet, 23 milionë; outdoor 18 milionë; radio, 7 milionë; të tjera 0.6). Të ardhurat nga reklamat në Mal të Zi vlerësohen në 10-11 milionë euro në vit, sipas vlerësimeve nga Direct Media. Ndërsa në në Bosnjë-Hercegovinë tregu i reklamave është rreth 33 milionë euro. Televizioni merr 60%, printi 9%, outdoor 14%, radio 7%, online 11%.