Shqipëria emeton eurobond me vlerë 450 mln € me interes 5.75%

785
Qeveria shqiptare ka arritur të emetojë për herë të dytë në histori një Eurobond me vlerë totale prej 450 milionë eurosh dhe me interes 5.75 për qind, njoftohet zyrtarisht nga Ministria e Financave.
Pas pagesës së eurobondit të mëparshëm prej 300 milionësh, të emetuar para 5 vjetësh dhe pas vlerësimit të ekonomisë shqiptare me notën “B1” nga kompania ndërkombëtare vlerësuese Moodys dhe “B” me perspektivë pozitive nga kompania tjetër Standard@Poor’s, qeveria shqiptare arriti të përfitojë një shifër më të madhe nga ajo 300 milionë euro, që ishte mënduar fillimisht, por edhe me interes më të ulët se 7.5%. që ishte emetuar eurobondi i mëparshëm. 
Blerësit e bondeve shqiptare përfshijnë 115 investitorë në tregjet ndërkombëtare. Sipas zonave gjeografike, ata janë nga Britania 30%, SHBA 23%, Europa 46%. 71 për qind e blerësve janë menaxherë fondesh, 26% të tjerë janë banka.
Transaksioni është kryer i gjithi më datë 5 nëntor. Shuma do të paguhet nga shteti shqiptar pas pesë vjetësh.
Kjo shifër sjell në arkën e shtetit një shumë të konsiderueshme, që mund të përdoret për investime, por edhe për shlyerje të borxheve të prapambetura. 

Sigal