Shqipëria e përmbytur nga shiu, milionat euro të Rilindjes Urbane u derdhën në det

654
Sigal

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm dhe erë ka pushtuar vendin, përfshirë edhe Tiranën. Niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale. Sakaq disa zona kanë mbetur pa energji elektrike në Tiranë, për shkak të defekteve në kabina dhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Po kështu probleme nga moti i keq janë raportuar në Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur vetëm ditën e hënë pasdite. Reshjet e shumta shkaktuan  prurje në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë  duke shkaktuar përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Këto përmbytje janë pasojë edhe të keqpërdorimit të fondeve  të dhjetra miliona euro që janë harxhuar për fasadat e Rilindjes Urbane.