Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë, intensifikim të marrëdhënieve në fushën e energjisë

733
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti sot në takim një delegacion nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Igor Crnadak. Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona specifikisht në fushën e energjisë dhe industrisë ishte në qendër të diskutimeve të dy delegacioneve.
Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se deri më tani ka patur një ecuri shumë të mirë të bashkëveprimit në kuadër të promovimit të projekteve me interes për të gjithë rajonin. Në këtë linjë, Z.Gjiknuri u ndal tek hapat e ndërmarrë dhe kordinimi sa i takon promovimit të projektit të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP) si degëzim i projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP).
Ministrat Gjiknuri dhe Crnadak shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin, me synim përfitimin maksimal nga përvojat e dy vendeve në fushën e energjisë.
Sigal