Shpërblimet, Braçe: Pensionistët shpërblehen si vjet, administrata në bazë të performancës

714
Qeveria shqiptare do të japë shpërblime në fundvit për shtresat në nevojë dhe pensionistët. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, në mbyllje të diskutimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm deklaroi se shumë shpejt do të publikohen të dhëna konkrete mbi shumën e përfitimit dhe kategoritë konkrete. Por shpërblime do ketë edhe administrata bazuar në performancë.
Pensionistët dhe shtresat në nevojë do të marirn shpërblim këtë fundvit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se shumë shpejt Ministritë e linjës do të publikojnë kategoritë dhe shpërblimin përkatës, i cili do të jetë afërsisht i njëjtë me atë të një viti më parë.
Braçe: Në dijeninë time Ministrat respektivë që mbulojnë fushën, Ministri i Mirëqënies Sociale, Financave dhe Ekonomisë po merren me shqyrtimin e kësaj çështje dhe unë besoj që qeveria do të ketë një lajm shumë të mirë për të gjithë shtresën e pensionistëve, invalidëve etj që përfshihen në grupin e shtresave sociale që trajtohen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Por administrata nuk do të ketë të njëjtin fat.Erjon Braçe deklaroi se punonjësit e administratës do të shpërblehen vetëm në bazë të performancës.
Braçe: Edhe vitin që shkoi ne nuk shpërblyem në total administratën. Kemi shpërblyer vetëm në sektorë si arsim, shëndetësi, mjedis, polici e shtetit, zjarrëfikës etj me radhë që kanë pasur rezultate dhe kontribute gjatë vitit ushtrimor dhe buxhetit të shtetit në 2014.Besoj se duhet të përbushim detyrimet tona përkundrejt kategorive sociale që janë në nevojë dhe duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj atyre kategoriëeve të shërbimeve publike që vërtet kanë shërbyer dhe kanë arritur rezultate në shërbimin e tyre përkundrejt qytetarëve të Shqipërisë. Më shpërblime që hani të gjithë dhe pini të gjithë nuk mund të ketë.
Vitin e kaluar pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar morën 3 mijë lekë (të vjetra) shpërblim. Ndërsa pensionistët e tjerë 2 mijë lekë.
Sigal