Shkodër, Meta inauguron biznesin fason: Hapim vendet të reja pune

854
Sigal

SHKODER – Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta ka inaguruar në Shkodër qëndrën e formimit profesional të biznesit fason. Pasi ka vizituar këtë qëndër, kreu i parlamentit ka falëndëruar edhe qeverinë Rama për kujdesin që po tregon për industrinë e këpucëve, veshjeve dhe të tekstileve të cilat krijojnë mijëra vende të reja punë në vendin tonë. Kryeparlamentari Meta ka evidentuar faktin se krahasuar me vitin e kaluar janë rritur eksportet nga ky biznes. Për të nxitur edhe punësimin e djemve, në njw  fabrikë tw prodhimit të këpucëve për eksport në Shkodër është hapur Qendra e Formimit Profesional, ku për herë të parë synohet që djemve të papunë, t’u krijohet mundësia për të marrë një zanat. Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka vizituar edhe mjediset e biznesit fason “Bertoni” ku është njohur edhe me llojet e këpucëve që prodhohen në këtë  ndërmarrje dhe më pas eksportohen drejt vendeve të BE- së. Më pas Meta ka vizituar edhe disa biznese fason të metropolit verior.