Shkëlqim Cani: Ja si ndahen fondet në 2014

102

BUXHETI  & PAKETA FISKALE 2014 /KUVENDI MIRATON 28 DHJETORIN PËR DISKUTIMIN DHE VOTIMIN, CANI: RRITJA EKONOMIKE NË 2014  DO TË JETË 2.1 %

Treguesit makroekonomikë të buxhetit 2013

 Të ardhurat               321,918   në mln lekë   ose      23.8%     e  PBB

Shpenzimet                 405,408                                               29.9 %

Deficiti                                      83,489                                                 6.2 %

Borxhi publik                        936,466                                               69.1 %

PBB nominale             1,369,000

Rritja ekonomike reale                       1.3 %  

Treguesit makroekonomikë të buxhetit 2013

në milionë lekë                                               

Të ardhurat                363,966           ose       +42,048           ose       26.1%   e PBB

Shpenzimet                 455,566                       +54,158                       32.9 %

Deficiti                                    91,600             +12,111                       6.6 %

Borxhi publik                        1,044,855                    +108,389   72.6/74.8%(arrears)

PBB nominale 1,395 – 1,412,000       +39,767

Parashikohet një rritje reale ekonomike prej 2.1%

Çfarë e karakterizon Buxhetin 2014?

  1. Rivendosja e stabilitetit makroekonomik. Edhe pse borxhi publik parashikohet në 74.8% të PBB-së, ky do të jetë kufiri i stabilizimit, nga ku do të fillojë ulja e borxhit në të gjitha vitet në vijim.

  1. Është buxheti më i madh dhe historik për vendosjen e disiplinës në financat publike. Është buxhet i mbështetur nga një paketë fiskale tërësore, ku për herë të parë nuk mbart interesa klienteliste, por harmonizon qeverinë – individin – biznesin.

  1. Parashikimet janë bazuar në tregues makroekonomikë të konsultuar dhe të mbështetur nga FMN dhe BB. Është hequr dorë nga parashikimet jorealiste dhe nga euforia e tepruar e shifrave të paverifikuara. Ky buxhet është fryt i një pune tre mujore me ekspertët e FMN-së dhe BB-së dhe gjithë aktorët e tjerë institucionalë të qeverisë.

  1. Shlyerja graduale e stokut të detyrimeve të krijuara. Borxhi i fshehur që vetëm qeveria ka ndaj biznesit deri tani arrin në rreth 5% të PBB-së. Fillon ripagimi i tij me synim shlyerjen deri 350 milionë USD të këtij borxhi për punë e shërbime publike të kryera nga biznesi për qeverinë qendrore si dhe për shlyerje të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit për TVSH apo fitim të parapaguar, por të pashlyer në vitet e shkuara.

  1. Vendosja e një sistemi të shëndetshëm të menaxhimit financiar që nuk do të lejojë krijimin dhe mbartjen e detyrimeve të reja financiare (të papaguara), kryesisht ndaj biznesit. Financat publike do të ndeshen me një sërë masash të reja shtrënguese dhe monitoruese për të mos lejuar përsëritjen e fenomenit të krijimit të detyrimeve të reja të papaguara në kohë. Paketa e masave parandaluese të moskrijimit të detyrimeve të reja të papaguara për vitin 2014 është prioritet për garantimin e rivendosjes së stabilitetit makroekonomik. Këto masa, të shoqëruara me masat dhe procedurën për ripagimin e borxhit të fshehur, janë veçori për buxhetin e vitit 2014.

  1. Mbështetja e sektorëve prioritarë, si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Shpenzimet kapitale për vitin 2014 parashikohen në masën 65 miliardë lekë, pra, ato parashikohen të arrijnë nivelin 4.7 për qind të PBB. Sektori i arsimit do të arrijë nivelin 2.9% të PBB, ndërkohë që shpenzimet në sektorin e shëndetësisë parashikohet të arrijnë në 2.8 për qind të PBB. Shpenzimet për sektorin e bujqësisë parashikohen të rriten në nivelin 0.6 % të PBB, ku ja vlen të theksohet shtesa prej 600 milionë lekë në këtë sektor, e cila do t’i shtohet fondit të kompensimit të fermerëve nga heqja e TVSH së inputeve bujqësore. Ndërsa sektori i infrastrukturës parashikohet të jetë në nivelin e afro 4% të PBB. Një seri reformash dhe mbështetje të tjera buxhetore do të kenë sektori i bujqësisë dhe i shëndetësisë, por që do të qartësohen në vijim.

  1. Këtyre investimeve u duhen shtuar edhe 6 miliardë lekë ose 60 milionë dollarë për investimet që do të kryhen nga Fondi i Zhvillimit Rural. Po kështu këtu duhen përfshirë edhe mbi 100 milionë dollarë shlyerje detyrimesh ndaj biznesit investues për detyrime të pamarra prej shumë kohësh nga qeveria.

  1. Shumë më tepër mbështetje sociale për shtresat në nevojë. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë parashikohen të rriten në 19 miliardë lekë, nga 17.4 miliardë në buxhetin e vitit 2013, duke mbajtur në konsideratë edhe detyrimet që do mbarten nga viti 2013 (një pjesë prej 1.8 miliardë lekë po shlyhen që këtë vit me aktin e ri normativ që po miratojmë). Veç sa më sipër, janë shtuar edhe 1.1 miliardë lekë si kompensime për shtresat në nevojë, për politikat e reja, lidhur me reduktimin e TVSH-së për energjinë, për shportën e ushqimeve, etj.

 

Politika e re fiskale

Buxheti i vitit 2014 është ndërtuar mbi bazën e një politike fiskale me mjaft të reja. Në vazhdim të premtimit elektoral, është hequr dorë nga tatimi i sheshtë, është realizuar parimi se kush fiton më shumë, paguan më shumë. Paketa e re fiskale dallohet për ndërtimin e saj në funksion të stabilizimit të ekonomisë, duke synuar të gjenerojë rreth 18 miliard lekë shtesë të ardhura nga Tatimet dhe Doganat. Kjo barrë fiskale shpërndahet midis bizneseve dhe individëve.

a)      Për individët:

 

  1. 1.        Paketa e re fiskale parashikon vendosjen e tatimit progresiv mbi pagën në tre fasha:
E ardhura e tatueshme

(lekë në muaj)

Norma e tatimit
Nga Deri në
0 30,000 0 %
30,001 130,000 +  13 % të shumës mbi 30,000 lekë
130,001 më tepër 13,000 lekë + 23 % të shumës mbi 130,000 lekë

Sipas këtij skenari, norma efektive e tatimit e kalon masën 10% për pagat mbi 130,000 lekë. Kjo do të thotë se pagat nën 130,000 lekë do taksohen më pak se me skemën aktuale dhe ato më të larta se 130,000 lekë, më shumë. Paga prej 130,000 lekë mund të konsiderohet si pika e thyerjes. Efekti i këtij ndryshimi në buxhet është minus 1.5 miliardë lekë. Me këtë skemë përfitojnë 97% e punonjësve të tatueshëm dhe vetëm 3% e tyre paguajnë më shumë. Në të ardhurat tatimore, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rreth 9%.

Theksojmë se 56% e të punësuarve në Shqipëri i përkasin fashës së parë me 0 % tatim; mbi 40% e të punësuarve i takojnë fashës së dytë, ku norma efektive e taksës ulet nga 10% në kufijtë 2.4% deri në 9.8%; dhe vetëm 3% e të punësuarve i përkasin fashës së tretë, të cilëve u rritet norma efektive e taksës.

Intervalet Numri i të punësuarve Në % ndaj totalit
0 – 30 000 165,722 56.4
30 001 – 130 000 173,150 41.4
Mbi 130 000 11,213 2.8

  1. 2.        Në kuadrin e individëve, është parashikuar që të gjitha kategoritë e shtresave në nevojë të shoqërisë do të marrin subvencion 10% të TVSH-së së paguar për energjinë, si dhe po aq edhe për produktet bazë të shportës (grurë, miell, bukë, qumësht dhe vezë), në shumën 1.1 miliardë lekë.

  1. 3.        Barnat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më të lira për pacientin shqiptar. Përjashtimi nga TVSH i barnave dhe shërbimeve shëndetësore që, aktualisht, kanë TVSH 10%,  do të sjellë një ulje më shumë se 10% të çmimeve të barnave, sepse ky përjashtim do të shoqërohet me gjithë reformën e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për spitalet dhe klinikat shtetërore dhe ato private. (Kjo masë hyn në fuqi më 1 Prill 2014.)

  1. 4.        73 mijë të vetëpunësuar në Shqipëri nga prilli 2014 do të paguajnë më pak kontribute shëndetësore. Ata do të paguajnë kontributet shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, nga 7% e pagës minimale që paguajnë aktualisht, ndërsa për të punësuarit ë hiqet tavani i llogaritjes së kontributeve shëndetësore me pesëfishin e pagës minimale. Të punësuarit do të paguajnë 1.7 % të pagës nominale. Nga kjo masë buxheti i shtetit përfiton 900 milionë lekë.

  1. 5.        Rritet dyfish taksa e ndërtesës që përdoret për qëllime biznesi. Taksa e ndërtesës për shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 barazohet me taksën e ndërtesës për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 1993. Efekti nga këto dy masa është 1.1 miliardë lekë të ardhura në buxhet.

  1. 6.        Taksa për shtëpinë jo të parë do të jetë sa dyfishi i taksës së ndërtesës në zonën ku ndodhet. Efekti nuk mund të matet për shkak të mungesës së të dhënave të sakta.

  1. 7.        Rritet taksa e qarkullimit në 10 lek/litri për naftën dhe 10 lek/litri për benzinën. (Aktualisht, taksa e qarkullimit është 7 lek/litri për naftën dhe 7 lek/litri për benzinën.) Efekti 5.5 miliardë lekë të ardhura në buxhet.

  1. 8.        Përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat personale kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer te një fermer tjetër apo te një person fizik apo juridik që merret me aktivitet bujqësor.

b)     Për biznesin:

  1. 1.      Rreth 60 mijë biznese të vogla në Shqipëri duke filluar nga 1 janar 2014, nuk do të paguajnë më taksën e biznesit të vogël. Shfuqizohet Taksa Vendore e Biznesit të Vogël, aktualisht taksë lokale që paguhet nga subjektet me qarkullim vjetore deri në 8 milionë lekë. Efekti negativ në të ardhurat e pushtetit vendor vlerësohet në rreth 2 miliard lekë në vit.
  2. 2.      Biznesi i vogël deri në 2 milionë lekë do të paguajë një taksë fikse vjetore prej 25,000 lekë, pavarësisht vendndodhjes.
  3. 3.      Subjektet e biznesit të vogël (me xhiro vjetore nga 2 në 8 milionë lekë) do të taksohen me 7.5% mbi “fitimin” (mbi të ardhurat e tyre personale) nga 10% aktualisht.
  4. 4.      Tatim fitimi i pjesës tjetër të biznesit rritet nga 10% në 15%. Efekti nga kjo masë llogaritet në 7 miliardë lekë të ardhura në buxhet. Të ardhurat nga tatim fitimi në të ardhurat tatimore zënë 6 %.

  1. 5.      Paketa Fiskale e vitit 2014 heq shumë përjashtime nga tatim-taksa të sektorit të hidrokarbureve (nga TVSH, nga akciza dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale të personelit të huaj). Këto masa kanë një efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit prej rreth 4 miliard lekë. Jemi në diskutim me FMN

  1. 6.      Janë përfshirë disa ndryshime që prekin taksën e akcizës, për disa lloje mallrash: cigare, duhan me të dredhur, pije alkoolike, birra, produkti “graso”. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës për duhanin për vitin 2014 parashikohet të jetë rreth 3.5 miliardë lekë. Marrja e kësaj mase nuk bëhet vetëm për të rritur të ardhurat, por edhe në mbrojtje të shëndetit të njerëzve, duke detyruar uljen e konsumit nga rritja e çmimit. Ndryshim i strukturës së taksimit të birrës bëhet në përputhje me kuadrin ligjor evropian. Unifikohet terminologjia e përdorur për taksën e akcizës së birrës me atë të produkteve të tjera alkoolike. Do të mbahen vetëm dy intervale taksimi: nën 200 mijë dhe mbi 200 mijë HL në vit sasi, si për importin, ashtu edhe për prodhimin vendas.
  2. 7.      Fermeri do të marrë 20% të TVSH që ka paguar për gjithë inputet në bujqësi, në shumën 600 milionë lek.
  3. 8.      Në kuadrin e taksave kombëtare, është trajtuar në këtë paketë edhe ambalazhi me një përdorim.
  4. 9.      Dyfishimi i taksës së ndërtesës. Kjo taksë sërish mbetet shumë e ulët krahasuar me çdo standard dhe rajonin. Ajo nxit tregun e shitblerjes dhe përmirëson qiradhënien.

Buxheti 2014 – shpenzimet

  1. Në vitin 2014 plani buxhetor do të synojë rritjen e fondeve për sektorët prioritare.
  2. Bujqësisë do t’i shtohen fondet me 1.9 mld lekë, nga të cilat 1 mld lekë investime dhe shtesa prej 600 milionë lekë për fondin e kompensimin të fermerëve nga heqja e TVSH-së inputeve bujqësore.
  3. Arsimit do t’i shtohen fondet me 1.4 mld lekë nga të cilat rreth 0.8 mld paisje të reja për shkollat
  4. Shëndetësia do ketë 1.6 mld lekë më shumë fonde ku 0.5 mld pajisje për spitalet dhe 1 mld investime
  5. 5.      Policisë së shtetit do ti shtohen fondet me 0.9 mld lekë për të përmirësuar mbështetjen e rendit
  6. Mbrojtja sociale do të marri të gjitha fondet e nevojshme për të mbuluar disa vonesa si dhe nevojat e 2014
  7. 7.      Për vitin 2014 është shtuar edhe fondi prej 1.1 miliardë lekë, si kompensim për shtresat në nevojë, në mbështetje të politikave të reja lidhur me uljen e TVSH-së për energjinë, për shportën e ushqimeve, etj.
  8. Niveli i investimeve publike është më i lartë se ai i vitin 2012 (jo elektoral)
  9. Do shlyhen detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit për punë dhe shërbime publike të kryera, si dhe rimbursim i TVSH dhe tatim fitimit prej 35 miliardë lekë.
  10. Pushtetit lokal i është rritur granti i pakushtëzuar me 1mld lekë dhe fondet e investimeve në infrastrukturën rurale me 3.8 mld më shumë. Komunat dhe bashkitë marrin më shumë se sa në vitin 2013 si vit elektoral.
  11. 11.  Pensionet me gjithë problemet e skemës aktuale do të rriten.

 

 

Sqarime në ndihmë të buxhetit:

Në masat e përmendura më sipër ka nga ato që kanë ngarkesë negative, sidomos për konsumatorin. Por edhe pse në dukje të tilla, ato kanë argument të mjaftueshëm për t’u përfshirë në buxhet duke kontribuar në rritjen e të ardhurave. Ndër këto masa përmendim:

  1. 1.        Politika e re fiskale kushtëzohet nga pamjaftueshmëria e fondeve për të garantuar stabilitet ekonomik dhe siguruar shërbime publike cilësore.
  2. 2.        Disa ndryshime janë kryer për të harmonizuar kuadrin tatimor me direktivat e BE-së.
  3. 3.        Rritja e tatim fitimit në 15%. Kjo është në linjë me premtimin elektoral për të ndërtuar një tatim progresiv edhe për biznesin. Tatimi prej 10%, në letër më i ulët, në fakt rezulton shumë herë më i lartë. Ky tatim i ulët ka çuar borxhin ndaj biznesit së paku mbi 5% të PBB-së.
  4. 4.        Heqja e tavaneve për kontribute të sigurimeve shëndetësore, e cila rëndon më shumë punonjësit me rroga të larta. Vendosja e kësaj takse bëhet në zbatim të parimit të solidaritetit për të përmirësuar shërbimin shëndetësor.
  5. 5.        Rritje e taksës nacionale të qarkullimit me 10 lekë për litër. Kjo taksë ka për qëllim, midis të tjerash, edhe mbrojtjen e ambientit dhe uljen e konsumit të karburanteve.

Procedura tatimore

Në paketën Buxheti 2014 ka edhe ndryshime procedurale që përmirësojnë dhe lehtësojnë klimën e biznesit, të bërjes biznes dhe të marrëdhënieve me administratën tatimore. Kështu, për shembull:

  1. 1.        Unifikimi me 25,000 lekë i taksës fikse që do të paguhet nga biznesi me qarkullim deri në 2 milionë lekë. Është jo vetëm favorizues për shumë të vetëpunësuar, por edhe rregullon tregun dhe lehtëson marrëdhënien me administratën tatimore.
  2. 2.        Lehtësimi i bizneseve nga pagesa e detyrimeve në rastet e apelimit të njoftim–vlerësimit. Bizneset mund të dorëzojnë garanci bankare ose të paguajnë me pará të gatshme (cash). Ky është hapi i parë që kushtëzohet edhe nga mundësitë e kufizuara teknologjike për momentin, por në të ardhmen ajo do të lehtësohet edhe më shumë.
  3. 3.        Zgjatet afati i kontrollit dhe aprovimit të tepricës kreditore nga 30 ditë në 60 ditë, duke i dhënë kohën e nevojshme administratës tatimore për kontrollin e tepricës kreditore të TVSH-së. Por, rimbursimi i TVSh-së do të kryhet nga Thesari dhe jo nga drejtoritë e tatimeve. Kjo do të rrisë kontrollin, do të përmirësojë menaxhimin e cash-it dhe forcoje disiplinën fiskale dhe do të bëj pagesën automatike në pak ditë e jo me muaj e vite si më përpara.
  4. 4.        TVSH për rastet kur marrëveshjet financiare janë ratifikuar nga Parlamenti ose për marrëveshjet e granteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, do të rimbursohet brenda 30 ditëve nga 45 ditë që është aktualisht.
  5. 5.        Zgjatet afati i periudhës ku tatimpaguesi mund të kundërshtojë rezultatet e  kontrollit tatimor nga 5 ditë në 15 ditë.
  6. 6.        Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shërbejë si agjent për llogari të pushtetit vendor në mbledhjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
  7. 7.        Kontrollet nga organet tatimore në rastin e ç’regjistrimit do të kryhen sipas analizës së riskut.
  8. 8.        Vlera maksimale e pagesave me para në dorë ulet nga 300,000 lekë në 150,000 lekë.
  9. 9.        Për sektorin bankar saktësohet llogaritja e provigjioneve për efekte fiskale duke konfirmuar standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.
  10. 10.    Drejtoria e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve detyrohet të publikojë qëndrimet e mbajtura me anë të vendimeve të marra. Ky ndryshim synon unifikimin e qëndrimeve të mbajtura ndaj tatimpaguesve të ndryshëm për çështje të ngjashme.
  11. 11.    Hiqen gjobat ndaj tatimpaguesve në rastet e ndryshimit të deklaratës fillestare.
  12. 12.    Për përmirësimin e administrimit të taksës së fjetjes në hotel nga pushteti vendor, çdo gjashtë muaj hotelet duhet të paraqesin për miratim këto çmime te bashkitë dhe komunat.
  13. 13.    Me qëllim që pushtetit vendor t’i krijohet hapësirë reale në politikëbërje për tarifat dhe taksat e përkohshme, është hequr kufizimi i tavanit prej 10%.