Shfrytëzonin inertet lumore, gjobë për 65 subjekte të paligjshme

757
Sigal

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit  ka nisur një aksion në basenet e lumenjve që shfrytëzohen për marrjen e inerteve. Ky inspektoriat ka gjobitur 8 subjekte që shfrytëzonin inertet në lumin Vjosë dhe Seman. Ndaj këtyre subjekteve Inspektoriati mori masën e pezullimit të aktivitetit të tyre si dhe vendosjen e gjobave me 2.000.000 milion lekë të reja për secilën prej tyre.
 
E njëjta masë gjobe dhe pezullim të aktivitetit është marrrë edhe për 13 subjekte të cilat kishin leje për rregullim të shtratit të lumenjve Drin, Mat dhe Bunë por që nuk e kishin zbatuar.
 
Në total deri tani janë gjobitur dhe pezulluar 65 subjekte të cilat nuk kishin as leje mjedisore dhe as leje për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Inspektoriati mori masën e pezullimit të aktivitetit të tyre si dhe vendosjen e gjobave me në 2.000.000 milion lekë të reja për secilin prej tyre.