Shërbimi civil, miratohet plani për vendet vakante

337
Këshilli i Ministrave miratoi planin vjetor të pranimit për vitin 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil, si dhe listën e profesioneve që ato do të mbulojnë. “Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1073, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 83; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 305; ç) Për kategorinë ekzekutive 665”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërkohë, grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë: Shkenca juridike; Shkenca kompjuterike; Audit i brendshëm; Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike; Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari; Agronomi; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë. Në fund të vitit të shkuar, qeveria miratoi një tjetër vendim që krijonte mundësinë e angazhimit të drejtuesve të nivelit të lartë, edhe pa qenë më parë pjesë e shërbimit civil. Kjo i jep mundësinë ekzekutivit të shkurtojë procedurat e punësimit në administratën e lartë.