Shehaj: Zero tolerancë ndaj të palicensuarve

769
Tolerancë zero ndaj aktiviteteve tregtare të paliccensuara dhe burg për cdo punonjës tatimesh që do të abuzojë me detyrën. Ky ishte ultimatumi i dhënë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj gjatë një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në qytetin e Shkodrës me administratën tatimore, si dhe me drejtuesit e Inspektoriatit të Punës dhe AKU-së, të cilët do të jenë pjesë e operacionit kundër evazionit dhe informalitetit që pritet të nisë javën e ardhshme.
Burimet bëjnë të ditur se qëllimi i takimit ishte ngritja e grupeve të punës në Qarkun e Shkodrës në lidhje me operacionin anti-informalitet, ndërsa mësohet se kontrollet e grupeve të përbashkëta do të ushtrohen nga ora 8:00 deri në orën 20:00. “Porositë t’i keni të qarta, kush prej jush tenton të abuzojë do të shkojë në burg, asnjë tolerim përballë bizneseve të palicensuara, kërkoj rezultate për aksion”, mësohet të ketë thënë Shehaj në takimin me drejtuesit e disa institucioneve.
Sigal