Serat bujqësore, qeveria shqiptare dhe Italia mbështetje fermerëve

994
TIRANE – Serat bujqësore janë një mundësi e mirë e zhvillimit të bujqësisë dhe në kuadër të kësaj është zhvilluar sot në Tiranë një takim mes fermerëve, ministrisë së bujqësisë, një prej bankave të nivelit të dytë si dhe ambasadës italiane të cilat i kanë dhënë mbështetje zhvillimit të bujqësisë në vend. 
Massimo Gaiani ambasadori italian në Shqipëri u shpreh se zhvillimi i kësaj konference është një shenjë e mirë e interesit që ka vendi ynë për zhvillimin e ekonomisë.
“Pjesëmarrja në sallën e sotme tregon padyshim një interes të madh. Klima është e mirë, pozicioni gjeografik është perfekt dhe bën të mundur pasjen afër të tregut të madh të konsumit. Prodhimet në sera janë një prej aspekteve ku në bashkëpunim edhe me teknologjinë mund të arrihen rezultate shumë të mirë. Italia dhe ndërmarrjet italiane do të jenë në këtë rast një mbështetje e rëndësishme në këtë fushë. Si politikë italiane ne e trajtojmë bujqësinë si një sektor prioritar. Këtu kompanitë italiane veprojnë më lirisht për shkak edhe të hapësirave ligjore çka do të thotë se është më e lehtë për të qenë partnerë mbështetës në investime ” – tha Gaiani.
Ndërkohë ministri i bujqësisë Edmond Panariti tha se është e nevojshme që fermerët shqiptarë të rrisin ofertën e prodhimeve duke shfrytëzuar maksimalisht tokat bujqësore. 
“Të gjithë ne jemi dakord se bujqësia është motor i ekonomisë së vendit. Ne duhet të rrisim ndjeshëm ofertën e prodhimeve tona bujqësore prandaj investimi në sera është investim që ja vlen”
Edhe qeveria do të japë mbështetjen e saj të vazhdueshme për serat e prohimit bujqësor pasi ky sipas Niko peleshit është një zotim që duhet mbajtur.
“Ne kemi një interes të përbashkët, pra qeveria shqiptare dhe sistemi bankar biznesi fermerët nga ana tjetër dhe ky është shëndeti i ekonomisë shqiptare,” – tha Peleshi.
Në sallë ishin paraqitur edhe prodhime bio shqiptare nga serrat që aktualisht sigurojnë një përqindje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor në vend. 
Sigal