Sejko: Numri i kredive me probleme është rritur

197
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklaratë për media tha se numri i kredive me probleme është rritur. Sipas Sejkos, do të këtë një shtrëngim të kushteve të kreditimit.  “Ritmi i rritjes së kredive me probleme është ngadalësuar, shpenzimet vjetore të bankave kanë rënë dhe kredia e re, ajo në lek ka qënë e qëndrueshme”, tha Sejko. Sejko sugjeroi ndryshime ligjore për të përshpejtuar dhe thjeshtuar procesin e shqyrtimit dhe ekzekutimit të kolateralit nga ana e gjykatave. “Problematika kryesore dhe një nga pengesat më të rëndësishme që kemi patur kanë qenë pengesat me procesimin e rasteve në gjykata, vonesat që kanë ardhur nga gjykatat, në raste që do të ekzekutonin kolateralin dhe Zyrat e Përmbarimit”, tha ai.