Sejko: BSH pret një rritje ekonomike 2 vitet e ardhshme

661
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat të mbajtur pasditen e së mërkurës ka konfirmuar se, norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin 2 për qind.Ndër të tjera, duke bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në vend, guvernatori ka theksuar se, të dhënat e muajit korrik tregojnë një rritje të të ardhurave. “Ndërkohë, politika jonë monetare vazhdon të jetë stimuluese”, ka thënë Sejko. Ai ka shtuar më tej se, Banka e Shqipërisë pret një rritje të konsiderueshme dhe sipas parashikimeve të ekonomisë në 2 vitet e ardhshme.
Sigal