Sayed-Cani nënshkruajnë marrëveshjen, BB 32 milion $ për shërbimet publike

851
Qeveria shqiptare firmosi me Bankën Botërore një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh për reformën në shërbimet publike.
Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri tha gjatë fjalës së saj se gjatë këtyre 25 viteve partneritet, Banka ka qenë e angazhuar në sektorë të shumëllojshëm, përfshirë edhe reformat në sektorin publik; dhe kjo është një fushë sfiduese ku rezultate priren të shfaqen me vonese të konsiderueshme dhe ku qëndrueshmëria e reformës përbën gjithmonë një sfidë.
Projekti i Ofrimit të Shërbimeve për Qytetarët prej 32 milionë dollarësh mbështet përmirësimet në cilësinë dhe aksesin në shërbime administrative në Shqipëri.
Projekti do të disbursohet perkundrejt rezultateve te arritura.
Sigal