Rusia nuk vendos embargo të drithërave për Shqipërinë

644
Rusia është shprehur se nuk e ka ndalur furnizimin me drithëra në Shqipëri dhe çdo shqetësim në këtë aspekt është i pabazuar, ka thënë Ambasada e Rusisë në Shqipëri. “Ambasada e Rusisë në Shqipëri është e befasuar me një numër të madh të raporteve të publikuara aktualisht nga mediat shqiptare me pretendimin për kërcënim të dyshuar për përfundimin e furnizimit me drithëra ruse për Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e Rusisë në rrjetin social Facebook, raporton agjencia Interfax nga Moska. Vendimi i qeverisë së Rusisë vetëm e ndalon importimin e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë dhe të materialeve të papërpunuara në Rusi, thotë kjo ambasadë
Sigal