Rrokaj: Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh

881
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, reagoi për çështjen e pagave. “Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat. Terr informativ nga MASR. Disa drejtues të lartë, të zgjedhur a të emëruar as që duan t’ia dinë për pedagogët dhe familjet e tyre. Madje, sikur të jetonin në hënë e të mos ishin edhe këta rrogëtarë, as që nuk e dinë se pedagogët nuk kanë marrë pagat, por e marrin vesh prej tyre. E më tej thjesht informohen prej MASR, se qenka duke u përgatitur një akt nënligjor. Po përse ky akt nënligjor nuk është bërë në kohën e duhur? Përse nuk ka një komunikim administrativ a publik nga ministria përgjegjëse? Çfarë qenka kaq e vështirë për një akt nënligjor në raport me 6000 mijë familjet e profesoratit? Ka vetëm një përgjigje: Papërgjegjshmëri. Kur mendon se sa kohë shpenzon qeveria për fasada ekranesh e aktrime nëpër salla doemos qytetarët, kinse në bashkëqeverisje, mbeten më të keqpërdorurit prej saj”, tha Rrokaj.
Sigal