Rriten çmimet e teksteve shkollore me 0.7 për qind

704
Përvec përzegjedhjes së teksteve nga mësuesit dhe prindërit, një tjetër fakt që vihet re këtë vit është edhe rritja e çmimit për tekstet shkollore. Shitja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2015-2016 do të bëhet në periudhën 25 gusht-13 shtator. Shitja e teksteve shkollore bëhet nga njësitë tregtare të shitjes së librave.
Në udhëzimin e MAS, i cili mban datën 12 qershor, përcaktohet se çdo shkollë, për periudhën 25 gusht-13 shtator 2015, u vë në dispozicion falas personave të ngarkuar nga shpërndarësit e rrethit (librashitësit), një ose dy klasa të sigurta për shitjen e teksteve shkollore me hologramën e MAS-it. Në katalogun e teksteve shkollore është përcaktuar se “çmimi për tekstet shkollore 2015, është indeksuar me vlerën e inflacionit 31.12.2014 referuar INSTAT-it, 0.7 për qind”.
Sigal