Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme deri më 31 gusht

1313
Sigal

Ministria e Financave/ Qytetarët të nxitojnë të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerën reale të tregut

Ministria e Financave informon të gjithë qytetarët se afati i për fundimit  të rivlerësimit të pasurive të tyre të paluajtshme, ndërtesa dhe tokë,  përfundon në datën 31 Gusht 2012. Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme ka përbërë një ndër dispozitat më me interes për  individët në kuadër të  ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011″Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Shtyrja e afatit të zbatimit të ligjit nga data 31 Mars në datën 31 gusht rezultoi të ishte një masë e suksesshme e qeverisë. Gjate katër muajve të shtyrjes së afatit, Prill – Korrik, janë rivlerësuar rreth 10,628 pasuri të paluajtshme dhe tatimi i mbledhur nga rivlerësimi është 458 milionë lekë. Në total nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes deri tashme, në total janë rivlerësuar 57,603 pasuri dhe tatimi total i mbledhur është 2.55 miliardë lekë. Ministria e Financave inkurajon të gjithë qytetarët që të nxitojnë të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerën reale të tregut.