Razart Taçi: “ Së shpejti do të finalizojmë negociatat për përfundimin e transaksionit”

725
Sigal

 

Konsorciumi “Vetro Energy” reagoi dje në lidhje me ecurinë e privatizimit të “Albpetrol”-it, duke nënvizuar gatishmërinë për të depozituar garancinë e kontratës, pas nënshkrimit formalisht të kontratës së blerjes.  Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, “Vetro Energy” ka konfirmuar se i është kërkuar që të dorëzojë një garanci kontrate lidhur me negociatat për blerjen e “Albpetrol”-it. Garancia e kërkuar është sa 20% e çmimit të blerjes.  Ndërkohë aksioneri kryesor i “Vetro Energy”, Rezart Taçi, deklaroi se konsorciumi i ka kërkuar qeverisë një numër dokumentesh të lidhura me privatizimin.  “Nga ana e saj, Qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën “Vetro Energy” do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t’u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit”,- deklaroi Taçi.

Konsorciumi “Vetro Energy”