Raporton kreu i ERE, Ahmeti: Tregu i Energjisë Elektrike do liberalizohet

652
TIRANË – Kryetari i bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti gjatë raportimit për punën e institucionit të tij gjatë vitit 2014 në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, vuri në dukje edhe objektivin për liberalizimin e tregut të energjisë.
Ahmeti theksoi se gjatë vitit të kaluar situata energjetike ka pasur një ngarkesë të madhe, kjo sipas tij edhe për shkak të një raporti të ngrirë me CEZ.
Gjithashtu ai shtoi se pavarësisht problemeve në fund të vitit 2014 janë arritur rezultate të mira. Ahmeti duke folur për rritjen e të ardhurave të OSHEE-së pas masave të marra ndaj debitorëve vënë dukje se është trajtuar me rigorozitet problemin e debive që kishin ndaj tyre.
“Në vitin 2014 kemi patur ngarkese te madhe. Për shkak të një raporti të ngrirë me CEZ. Në fund të 2014 kemi rezultate te mira të kompanisë. Trajtuam me rigorozitet problemin e debive ndaj konsumatoreve familjare. Duke sjelle përmirësim te kompanisë ndjeshëm. Shifra qe shkojnë drejt një stabilizimi të furnizimit të konsumatorëve. Tregu i energjisë do të liberalizohet.”- Tha Petrit Ahmeti.
Pyetjes së Genc Rulit, se si shpjegohet niveli i lartë i humbjeve teknike që rezulton të jetë 30%, Ahmeti shprehet se rrjeti ka akoma probleme me tensioni, më tej ai shtoi se po insistohet për përmirësimin e shërbimit.
Kreu i ERE Petrit Ahmeti kemi ende probleme me tensionin. Po insistojmë të përmirësojmë shërbimin teknik tek konsumatori. Unifikimi i çmimit të energjisë tregoj qe problemi nuk janë më lexuesit. Unifikimi i çmimit ndaloi abuzimet. 
Sigal