Raporti për Tetorin, INSTAT: Çmimet u rritën 2.1%, tarifat në universitete 6.7%

712
Në muajin tetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.1%, njofton Instituti i Statistikave. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.4% krahasuar me muajin tetor 2014. Ndërkohë që rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 6.1%, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4.8%. 
Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5.5%. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 27.8%, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15.4%, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2.1%, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1.6%, etj.
Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 2.7%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3.7%, pasuar nga grupi “Transporti” me 2.1%, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4% etj.
Krahasuar me një muaj më parë, shtatorin 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 3.9%. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rritën me 6.7%.
Sigal