Raporti për 6-mujorin e parë, Crown Agents: Mblodhëm 6.4 mln euro

236
Crown Agents raporton se në 6 mujorin e parë të 2015 ka kryer mbi 4,900 kontrolle, të cilat kanë bërë të mundur zbulimin e 1,370 raste mashtrimesh apo veprimesh të kundërligjshme.
Përmes këtyre zbulimeve është bërë e mundur mbledhja e mbi 6,4 milionë Euro në formën e të ardhurave dhe gjobave, ndërkohë që kjo shifër pritet të arrijë në 11 milionë Euro pas mbylljes së disa rasteve që janë ende në shqyrtim.
Njëkohësisht, është shënuar një rritje e mbledhjes së të ardhurave nga prodhimi vendas i alkoolit prej 28% gjatë 6 muajve të parë të 2015-ës.
Po ashtu raporti nënvizon se vetëm gjatë 3 javëve të fundit, është bllokuar një sasi prej 1,5 tonë duhan i jashtëligjshëm.
Në fushën e hidrokarbureve, janë a identifikuar 48 raste shkeljesh gjatë 4 javëve të fundit, me një përqindje suksesi prej 22% dhe mbi 30,000 litra karburant të bllokuara.
Po ashtu Crown Agnets nënvizon se falë hetimeve të kopmanisë janë larguar nga detyra apo kanë marrë masa ndëshkuese për mbi 80 punonjës të Doganave.
Sipas Crown Agents këto arritje tregojnë qartësisht vlerën e këtij program ndërsa mbetet sfidë ulja e nivelit të evazionit të taksave dhe rritja nivelit të ardhurave.
Nga ana tjetër Crown Agents thotë se mbështet fushatën e qeverisë për të luftuar informalitetin.