Raporti i INSTAT, Rama: Rritje me 82 mijë numri i të punësuarve

703
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2014. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama e ka cilësuar një lajm të mirë dhe inkurajues raportin e INSTAT, sipas të cilit numri i të punësuarve është rritur me 82 629 persona.

Sipas kreut të qeverisë, në terma vjetorë punësimi është rritur me 8.5% krahasuar me tremujorin e fundit 2013.

Po ashtu Rama thekson ka pasur një rënje me 105 113 të personave në moshën 15-64 vjeç jashtë tregut të punës, që sipas shefit të qeverisë është një shenjë e rritjes së besimit dhe shpresës së qytetarëve për të gjetur punë.

Një tjetër shenjë pozitive është edhe një shkallë me lartë për të punësuarit me arsim profesional në masën 65.5% e ndjekur nga të punësuarit me arsim të lartë në masën 64.9%.

Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

LAJMET E MIRA TE ANKETES SE FORCAVE TE PUNES
Disa të dhëna tejet inkurajuese të tremujorit të katërt të 2014 sipas INSTAT:
1. Numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona.
2. Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 105.113.(Shenjë e qartë e rritjes së besimit dhe shpresës se gjendet punë)
3. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 8,5 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.
4. Industria përpunuese, aktivitetet e shërbimeve të tregut dhe sektori i ndërtimit patën rritjen më të ndjeshme të të punësuarve me përkatësisht 27,4 %, 14,8 % dhe 14,6 %.
5. Shkalla e punësimit është më e lartë për të punësuarit me arsim profesional (65,5 %), pasuar nga ata me arsim të lartë (64,9 %).