Raporti i INSTAT, Korrik 2015, rritet defiçiti tregtar, bien eksportet, rritet importi

605
Shifrat e INSTAT tregojnë rënie të eksporteve për muajin korrik në krahasim me një muaj më parë, qershor 2015, por dhe të njëjtin muaj të një viti më parë.
“Në muajin Korrik 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë,
duke u ulur me 2,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015”
Po kështu janë rritur importet e mallrave në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë por dhe të qershorit 2015
“Importet e mallrave në muajin Korrik 2015 arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015”
Gjithashtu defiçiti tregtar për këtë muaj është muaj është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Sipas INSAT ulja vjetore e eksporteve prej 2,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,8 pikë përqindje,
“Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me -0,9 pikë përqindje,
“Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,2 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor te eksporteve kane ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,2 pikë përqindje,
“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.
Sigal