Raporti i FBI: Bankomatet në të gjithë botën ndodhen nën një kërcënim kibernetik

843
Sigal

Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet qe miliona të zhduken nga llogaritë. Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs. Sipas FBI paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakeret po përgatisin një sulm masiv në bankomatet botërore në ditët në vijim. Raporti thotë që FBI ka mbledhur prova që tregojnë se hakerat po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM. Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë globale të quajtur “ATM-cash out”. Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona brenda disa orëve. Më të prekura do të jenë bankat e vogla, të cilat nuk i kanë pajisjet të rregulluara sipas standardeve më të fundit të sigurisë. (scan)