Raporti i BERZH, Rama: Fund tranzicionit, ndërveprim mes palëve

388

TIRANE- U prezantua raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë (BERZH) për tranzicionin në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama, i pranishëm , tha se duhet ndërveprim  i brendshëm për ti dhënë fund një bote të shkuar sic e quajti ai, për të hyrë në një botë të re “që s’jemi”, duke iu referuar integrimin në BE. “Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë dhe më thellë, tranzicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi. Këto janë periudha kur të gjitha sistemet e vlerave bien, kur kulturat zbulohen e rizbulohen. Janë periudha më shumë për të imituar se ndërvepruar. Sfidat e tranzicionit janë të shumëfishta dhe të ndërlidhura sa nuk mund të zgjidhen pa ndërveprim. Të kurojmë një sëmundje kronike të procesit politik në vend, që është mungesa e ndërveprimit të brendshëm, në mënyrë që përmes tij t’i japim vetes instrumente real dhe konkret shumë efikas për ta ndryshuar realitetin e përditshëm, për t’i dhënë fund një tranziocioni që vijon jo vetëm në formën e një përpjekje për integrimin e vendin, për t’i dhënë fund që bote që s’është më dhe për të hyrë në një botë që s’jemi, po edhe për t’i dhënë fund një tranzicioni në kulturën tonë të qeverisjes, duke folur qartë dhe duke ndërvepruar”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare foli për nevojën e moderzimit të të gjtihë sistemit në tërësi. “Që do të thotë instrumente të reja dhe efikase kundër korrupsionit, për të rritur trtansparencën e jetës ekonomike dhe për t’i bërë transparente marrëdhëniet mes individëve dhe shtetit, dhe shërbimeve që kanë ndaj individit”, sqaroi kryeminsitri Rama.

11:30 RAMA: DY BURIMET E RRITJES SË EKONOMISË, INVESTIMI NË DIJE DHE KAPITAL NJERËZOR
Në një fjalim të dytë, pasi përfaqësuesit e BERZH-it prezantuan raportet, kryeministri Rama theksoi se janë identifikuar dy burimet që do të ndikojnë në rritjen ekonomike në vend dhe paralajmëroi marrëdhënie të reja me biznesin. “Diferenca mes vendeve më të pasura me ato që nuk kanë pasuri nuk është tek burimet natyrore, por tek dija. Më ta pasura janë aty vende që dinë më shumë.Investimi në kapitalin njerëzor dhe në dije, do të jenë dy rrugët që kanë ndarë Europën në dysh, kanë krijuar hendekun mes vendeve të pasura dhe ato të varfra. Ky hendek duhet të mbushet”, tha Rama. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të reja me sipërmarrjet. “Ne kemi arritur të mbledhim 150 milionë dollarë në 6 muaj më shumë se e njëjta periudhë të një vit më parë. Por ajo çfarë na dallon ne është se ne nuk i kemi të ardhurat nga  gjobat që i vendosin biznesit. Ne kemi eliminuar praktikën e gjobave ndaj biznesit. Kjo është e rëndësishme për demokratizimin e vendit. Sipas kryeministrit dy burimet të reja të rritjes, investimi në dije dhe kapitalin njerëzor “do të sjellin rritje shumë të ndjeshme të investimeve të huaja, që pasohet me rritje të punësimit dhe rrjedhimisht të të ardhurave”.

ORA 11:15, RAMA: KEMI LIRINE, POR ENDE DEMOKRACINE
“Isuf Vrioni, ikonë e shekullit të XX të Shqipërisë, i cili në personazhin e vet e mishëroi me jetën e tij të gjatë gjithë rrugën e Shqiprisë së shekullit të XX. Në momentin e rënies së regjimit komunist, kur gjithë gjenerata e re ishte entuziaste se tani kishte marr fund një makth dhe kishim kaluar në demokraci, ai më tha diçka në formën e një të vërtete gjithnëj e më drithëruese për kohën që është thënë.(citon Vrionin) “Shembja e komunizmit ka sjellë lirinë, por jo demokracinë. Dhe unë jam i bindur se nuk do jetoj dot aq sa ta shoh demokracinë, por të lutem që t’i dhe gjenerata jo te ta shohin”.
“Liria, tha Rama, -i jep të gjithëve mundësi, por një garanton marrëdhëniet mes individit dhe shtetit, demokracia. Për të arritur atë ditë, kur çdo individ do të jetë i garantuar për bashkëjetesën mes individëve,  do të duhet një rrugë shumë e gjatë që mund ta quajmë tranzicion”, përfundoi Rama.