Raporti, BB: Shqipëria ndër më të varfrat në Europë. Sfidë ruajtja e stabilitetit financiar

691
Banka Botërore publikon raportin e plotë të strategjisë së fundit të Partneritetit për Vendin (SPV) mes BB dhe Shqipërisë.
Në raport konstatohet se Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfra në Europë. Ndërmjet të 12 prefekturave, Kukësi është prefektura më e varfër me 22 përqind të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, e pasuar nga Fieri dhe Lezha, të dyja me 18 përqind të të varfërve
Duke vlerësuar reformat raporti vlerëson se sfida kyçe zhvillimore për Shqipërinë është kthimi i balancës makro-fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar i cili cenohet më tej nga rreziqet e mëdha që vijnë nga sektori i energjisë.
Në anën e qeverisjes, shteti i dobët ligjor, për shkak të zbatimit selektiv të ligjeve dhe rregulloreve, përfaqëson një rrezik kyç qeverisës.
“Pavarësisht përmirësimeve të fundit, pengesat institucionale dhe qeverisëse dhe prevalenca e korrupsionit kanë ndikim negativ mbi bizneset e sektorit privat dhe rritjen e punësimit. Rritja e papunësisë cenohet më tej nga pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e ulëta të papunësisë dhe aftësitë e papërshtatshme. Cilësia dhe barazia në aksesin në shërbimet publike bazë ndikojnë në përpjesëtim të zhdrejtë tek të varfërit dhe ata që janë në gjendje më pak të mirë ekonomike.” thuhet në raport duke nënvizuar se programi kryesor i përqendruar tek varfëria kërkon targetim më të mirë dhe mbulim më të gjerë. BB vë theksin dhe tek çështja e pronave.
Disa nga gjetjet e raportit
– Pas 2008 Shqipëria e shmangu recesionin kryesisht për shkak të nivelit të lartë të shpenzimeve qeveritare, ndërsa borxhi publik i konsiderueshëm dhe në rritje është bërë burimi kryesor i vulnerabilitetit makroekonomik që prej krizës.
– Me uljen e rritjes ekonomike në 2008-ën, u rritën deficitet fiskale dhe borxhi publik. Paaftësia për të rritur të ardhurat fiskale për shkak të nivelit të ulët të mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe evazionit të lartë tatimor, dhe barrat strukturore mbi shpenzimet publike çuan në rritjen e deficitit fiskal. Borxhi publik u rrit nga 55 për qind e PBB -së në vitin 2008 në rreth 71 për qind në vitin 2014. 
– Trysnitë fiskale të lidhura me mangësitë në sektorin e energjisë elektrike u mbuluan nga transfertat nga buxheti, ose garancitë e shtetit për borxhin e kompanisë shtetërore të prodhimit të energjisë. Politika e dobët fiskale edhe kontrolli i pakët mbi menaxhimin e financave publike çoi në akumulimin nga qeveria të shumë pagesave të prapambetura për bizneset, të vlerësuara në 5,3 për qind të PBB-së në vitin 2013. Pagesat e prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve kanë kontribuar për përkeqësimin e aktivitetit të tregut dhe rritjen e nivelit të kredive të këqija (NPL), të cilat arritën në thuajse një të tretën e huave në vitin 2014.
-Në vitin 2014, Qeveria e Shqipërisë filloi të zbatonte një plan ambicioz masash për politika që synonin realizimin e konsolidimit fiskal. Masat e kombinuara nga të ardhurat vlerësohen në 2.1 për qind të PBB-së.
– Nga ana e shpenzimeve, rritja e pagave publike është ngrirë në vitin 2014, përveç policisë, ndërsa rritja e pensioneve është indeksuar me inflacionin.
-Masat vijuese të konsolidimit si nga ana e të ardhurave dhe e shpenzimeve pritet që të rrisin në mënyrë domethënëse bilancet fiskale në kuadrin afatmesëm. Rritja e të ardhurave të qeverisë (përkatësisht rritja e taksës së akcizës mbi cigaret, taksa e qarkullimit, mbajtja e tatimit për të ardhurat nga interesat, qiratë, dividendët dhe përfitimeve kapitale) në buxhetin e ri të 2015-ës, së bashku me përmirësimet në administratën tatimore pritet të rrisin të ardhurat në raport me PBB-në.
-Qeveria parashikon masa të mëtejshme të ardhurash për vitin 2016 në kuadrin afatmesëm fiskal pasi ajo mbështetet fort tek masat e të ardhurave për të arritur konsolidimin fiskal.
-Nga ana e shpenzimeve, buxheti parashikon ulje në shpenzimet sociale që vijnë si rezultat i reformës së sistemit të ndihmës për paaftësinë dhe ulja e transfertave të pakushtëzuara për pushtetin vendor. Po ashtu, qeveria synon që të ulë gradualisht garancitë për sektorin energjetik si rezultat i reformave të vazhdueshme të sektorit energjetik. Qeveria ka zbatuar po ashtu një ligj të ri për pensionet, i cili pritet të ulë shpenzimet qeveritare për pensionet në kuadrin afatmesëm, teksa zbatohen pensionet sociale.
-Konsolidimi fiskali qëndrueshëm i kombinuar me rritjen e PBB-së pritet ta vënë borxhin publik në një trajektore rënieje të ndjeshme në kuadrin afatmesëm.
-Vendosja e sektorit energjetik në një trajektore të qëndrueshme financiare është shumë e rëndësishme për rritjen dhe konsolidimin fiskal. 
-Sektori financiar ka mbetur kryesisht me aftësi ripërtëritëse pas 2008-ës, por rreziqet ndaj stabilitetin e tij ekzistojnë ende.
-Banka e Shqipërisë ka qenë vigjilente për të lehtësuar rreziqet e sektorit financiar duke përcaktuar raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe të aftësisë paguese që janë mbi normat ndërkombëtare dhe duke përcaktuar rregulla të rrepta provigjonimi
– Sektori financiar mbetet ende vulnerabël ndaj uljeve të mëtejshme të fitimit (për shembull, kthimi mbi aktivet qëndronte në 0,91 për qind në nëntor të 2014-ës). Për më tepër, tregu financiar shqiptar është i ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me nivelin relativisht të lartë të euroizimit (rreth 60 për qind e huave të papaguara janë në monedhë të huaj) dhe potencialin e uljes së borxhit nëpërmjet shitjes së aktiveve në një sistem të dominuar nga degë të bankave të huaja me seli në Austri, Greqi, Itali dhe Turqi.
-Kriza në Eurozonë nxori në pah pikat e dobëta të ekonomisë shqiptare
-Pavarësisht periudhës së gjatë të rritjes së qëndrueshme që çoi PBB-në për frymë në nivelin 8,123 dollarë amerikanë, Shqipëria është ende një ndër vendet më të varfra në Evropë
-Ndërmjet të 12 prefekturave, Kukësi është prefektura më e varfër me 22 përqind të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, e pasuar nga Fieri dhe Lezha, të dyja me 18 përqind të të varfërve
-Sfida kyçe zhvillimore për Shqipërinë është kthimi i balancës makro-fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar
-Stabiliteti fiskal cenohet më tej nga rreziqet e mëdha që vijnë nga sektori i energjisë
-Në anën e qeverisjes, shteti i dobët ligjor, për shkak të zbatimit selektiv të ligjeve dhe rregulloreve, përfaqëson një rrezik kyç qeverisës.
-Pavarësisht përmirësimeve të fundit, pengesat institucionale dhe qeverisëse dhe prevalenca e korrupsionit kanë ndikim negativ mbi bizneset e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.
-Rritja e papunësisë cenohet më tej nga pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e ulëta të papunësisë dhe aftësitë e papërshtatshme.
-Cilësia dhe barazia në aksesin në shërbimet publike bazë ndikojnë në përpjesëtim të zhdrejtë tek të varfërit dhe ata që janë në gjendje më pak të mirë ekonomike.
-Programi kryesor i përqendruar tek varfëria kërkon targetim më të mirë dhe mbulim më të gjerë
-Diversiteti i pasur natyror dhe burimet e bollshme natyrore nuk janë të mjaftueshme për të kontribuar për rritjen
-Një tjetër arsye për humbjen e mundësisë për të përfituar nga pasuritë natyrore lidhet me pasiguritë e të drejtave të pronësisë, të cilat prekin seriozisht përdorimin produktiv të tokës
-Si përfundim, ndërsa Shqipëria ka një indeks pozitiv të pabarazisë gjinore, ekzistojnë ende hendeqe gjinore në fusha të caktuara.
Sigal