Rama: Shqipëria, kundër infiltrimit të FETO-s

814
Sigal

Edi Rama vlerëson presidentin turk lidhur me përpjekjet e tij për politikë të jashtme

Shqipëria do të parandalojë Organizatën Terroriste të Fetullah (FETO) që të ndikojë në sistemin e saj arsimor, tha kryeministri i vendit. FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në U.S. Fetullah Gulen orkestruan grushtin e shtetit të Turqisë më 15 korrik 2016, i cili la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2,200 të plagosur. Ankara akuzon FETO se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin, përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit. FETO gjithashtu drejton një rrjet të shkollave private në vendet e huaja. Në një intervistë me Agjencinë Anadolu, të hënën, Edi Rama tha se në të kaluarën disa shkolla të drejtuara nga FETO ekzistonin në vend. Ai tha se qeveria ishte e angazhuar për të penguar ndikimin “negativ” të grupit terrorist FETO në vend dhe në edukimin e tij. “Ne jemi shumë të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Ne kemi të gjitha arsyet për të ruajtur qëndrimin tonë në një mënyrë vendimtare mbi përpjekjen e grushtit të shtetit, një kërcënim serioz që nuk do të dëshironim të shihnim në vendin tonë fare”. Kryeministri vlerësoi Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. “Marrëdhënia ime me Presidentin [Erdogan] filloi përpara se të takohesha me të. “Isha i habitur nga puna e tij e pabesueshme si kryebashkiaku i Stambollit … Më pas, kisha një shans për ta takuar personalisht dhe marrëdhëniet tona lulëzuan, duke u bazuar në respektin e ndërsjellë”.

Politika e BE-së për Kosovën

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Rama e përshkroi politikën e BE-së për Kosovën si një “turp të madh”. “Unë kam thënë qartë se nuk pajtohem me BE-në lidhur me izolimin e Kosovës dhe faktin, se është e vetmja shoqëri që nuk ka të drejtën e lirisë së lëvizjes në të gjithë kontinentin”, tha Rama. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa liberalizimin e vizave për vendet anëtare të BE. Rama tha se islamofobia është mallkimi i epokës së re. “Forcat në vendet më të zhvilluara të BE-së ose disa individë, po e nxisin këtë zjarr shumë të rrezikshëm. Nuk është vetëm për Islamin, por për njerëzit që besojnë në Islam dhe që përfaqësojnë moderimin e Islamit, një padrejtësi e madhe për shoqëritë, komunitetet dhe familjet. “Islamofobia dhe ligjëratat e Turkofobisë janë ligjërime arrogante që dalin nga injoranca. Sulmet ndaj besimit islam dhe shfaqja e një qëndrimi islamofobik është në të vërtetë një sulm ndaj rrënjëve thelbësore të frytit shqiptar dhe burimit të ekzistencës së kombësisë sonë”, tha Rama. Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë kandidaturën e anëtarësimit, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi nga Ballkani Perëndimor po negociojnë për anëtarësimin në BE.