Rama: Qeveria po kthen një rend të ri ligjor për ekonominë, me aksionin kundër informalitetit

654
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e këshillit kombëtar Ekonomik Kombëtar ka pasqyruar rezultatet e operacionit kundër informalitetit dhe aksionit që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim. Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe kritikave të bëra në adresë të këtij aksioni nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e cila pak ditë më parë ka deklaruar se ky aksion do të falimentojë bizneset dhe se është ndërmarë pa u konsultuar me grupet e Interesit..Në fjalën e tij kreu i Shtëtit duke veçuar mungesën e përfaqësuesit të DHAT në mbledhjen e Këshillit i kujtoi atyre se çfarë ndodh në amerikë nëse nuk jepet kuponi tatimor ose nëse nuk je i pajisur me kasë fiskale. “Drejtuesit e Dhomës Amerikane të tregtisë të vijnë dhe të tregojnë se çfarë ndodh në Shtetet e Bashkuara kur dikush kapet me evazion, ose nuk lëshon kupon tatimor”,  Nëse i kundërvihesh këtij operacioni, do të thotë të kërkosh që ata që nuk paguajnë të bëhen barrë edhe për ata që paguajnë”, ka nënvizuar kryeministri. 
Lidhur me rezultatet konkrete të kësaj lufte Rama tha se që nga nisja e operacionit janë kryer 94 mijë kontrolle në të gjithë vendin, mijëra subjekte janë regjistruar në mënyrë vullnetare dhe janë lidhur 17 mijë kontrata të reja fiskale. Ka një rritje prej 55 milionë të numrit të kuponëve tatimorë të lëshuar, ndërsa xhiroja e deklaruar është rritur me 52 për qind, çka tregon sipas tij se potenciali i rezultateve të aksionit duhet ende të dalë. Gjithashtu, informaliteti në bujqësi është në një pikë kthese, ka theksuar Rama, pasi fermerët po pajisen me nipt.  “Ftoj gjithë fermerët që duan të përfitojnë nga grantet dhe ndihmat financiare që të pajisen me nipt”, ka thënë kryeministri.  Në fjalën e tij kreu i shtetit nuk ka lënë pa folur edhe për kritikat e opozitës në drejtim të tij duke shpjeguar se ato vijnë si pasojë e inertësisë së të shkuarës.
Sigal