Rama: Lufta ndaj informalitetit, synon uljen e taksave dhe rritjen e rrogave

701
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama është mbledhur sot Këshilli Ekonomik Kombëtar. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë sërish aksioni që qeveria pritet të nisë nesër kundër informalitetit në ekonomi. Kryeministri Rama ka theksuar se lufta ndaj informalitetit është kryefjala e 300 ditëve të treta të kësaj qeverie. Ai risolli në vëmendje operacione të ngjashme, si në sektorin e energjisë dhe luftën ndaj ndërtimeve pa leje. Rama tha se tashmë ka një plan të mirëstudiuar për këtë operacion.
“Mbledhja për planin kundër informalitetit. Qeveria dhe shteti një hap të rëndësishëm përpara për të luftuar paligjshmërinë dhe çdo shfaqje të saj në çdo aktivitet tregtar dhe ekonomik dhe për ta vënë shtetin në krah të konsumatorit dhe në mbrojtje të biznesit të ndershëm. Kemi besimin e palëkundur se tanimë kemi një plan të mirëstudiuar.
Është një operacion i ngjashëm me atë të energjisë, me atë të marrjes në mbrojtje të territorit, në atë të ndarjes mes atyre që ushtrojnë një aktivitet të ligjshëm si subjekte private, i atyre që deri dje e kishin kthyer sistemin në një treg abuzivizmi dhe tregtie me diplomat. Lufta ndaj informalitetit, kryefjala e 300 ditëve të treta të qeverisjes”, theksoi Rama.
Sigal