QKR, Viero: 1100 kërkesa për regjistrim çdo ditë, është rritur prezenca e kompanive të huaja

732
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, Vasilika Vjero i ka bërë thirrje sërish sot bizneseve të formalizohen. Në një deklaratë për mediat, Vjero solli shifrat e regjistrimit të bizneseve për muajt e fundit, ku rezulton se për periudhën gusht-shtator janë regjistruar 9152 subjekte.
“Muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që regjistrohen. Për periudhën gusht-shtator janë 9152 biznese të regjistruara. Vetëm në gusht janë 4800 biznese, 6 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në ditët e para të shtatorit fluks në rritje i bizneseve që duan të regjistrohen”, tha Vjero.
Gjithashtu Drejtoresha e QKR-së tha se nga regjistrimet vihet re rritje e prezencës së kompanive të huaja në vend.
“Është rritur me 19% prezenca e kompanive të huaja në vend. Në sportelet e QKR, numri i lartë, numri mesatar i kalon 1100 kërkesa në ditë. Shumë prej qytetarëve na kanë kërkuar të shtojmë sportelet. Jemi para një situate që nuk jemi ndeshur herë tjetër. I kërkojmë biznesit të na kuptojë. Përveç regjistrimit në sportel, ekziston edhe regjistrimi online, pa kosto. Apeli ynë, regjistrohuni, pajisuni me kasa dhe lëshoni kuponin tatimor”, tha Drejtoresha e QKR-së.
Sigal