Qeveria zvarrit miratimin e ligjit të PPP-ve, duke vijuar të japë koncesione me oferta të pakërkuara

712
Sigal

Qeveria shqiptare duket se po e zvarrit miratimin e ligjit që ndalon dhënien e kontratave koncesionare me ofertë të pakërkuar. Edhe pse projektligji ka 5 muaj që është miratuar, sërish ai nuk është votuar ende në parlament. Edhe pse ka pasur kritika të shumta nga institucione ndërkombëtare si p/sh., Fondi Monetar Ndërkombëtar rreth rreziqeve që i vijnë ekonomisë shqiptare nga investimet në masë me kontrata koncesionare, këto investime nëpërmjet Partneritetit Publik Privat kanë qenë kryefjala e 6 viteve të qeverisjes së majtë. Duket se nga kjo vonesë për miratimin e ligjit të PPP-ve po i shërben ministrisë së Infrastrukturës për të dhënë koncesione të tjera me oferta të pakërkuara siç është rasti më i fundit, ai i rrugës Tiranë-Durrës, i cili edhe pse po “promovohet” nga qeveria si thirrje e shtetit, pritet të përfundojë në duart e ofertuesit të pakërkuar.