Qeveria shqiptare dhe BERZH, marrveshje për kredi me interesa të ulëta për buqësisnë

751
Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan sot një marrëveshje për një program inovativ që synon rritjen e kreditimit në sektorin bujqësor, në mbështetje të sipërmarrësve vendas, përmes garancisë së shtetit dhe BERZH-it.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dhe Christoph Denk, Drejtori i BERZH-it në Shqipëri.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë, ku ishte i pranishëm edhe Henry Russell, Drejtor për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Panariti u shpreh se: “Marrëveshja konsiston në krijimin e një mekanizmi të ri financiar në mbështetje të bujqësisë, agrobiznesit, krijimi i një fondi garancie që do jetë zanafilla e një nisje të re për bujqësinë, 15 milionë euro i ka vënë qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për një fond garancie që do mbështesë përshpejtimin e kreditimit të bujqësisë nga bankat e nivelit të dytë. Është një zhvillim historik, ky mekanizëm do gjenerojë shuma më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë. Nëpërmjet këtij fondi kreditimi do jetë i favorshëm, interesat e ulëta”, tha Panariti.
Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani shprehu bindjen se ky instrument i ri në mbështetje të bujqësisë do jetë i suksesshëm. “Kënaqësi e veçantë që ky vit nis me marrëveshjen e BERZH për të financuar. Kjo është edhe një nga degët prioritare të qeverisë edhe në buxhet. Si degë prioritare shtim i parave dhe me mbështetjen e BERZH garantojnë kredi, për bujqësinë. Duke i dhënë prioritet kësaj marrëveshje të re që do nisë dhe mbështesë kreditimin, qeveria me fond 15 mln euro do marrim pjesën tonë të riskut..Jemi të bindur që ky instrument i ri do jetë i suksesshëm. Presim dhe inkurajojmë fermerët për t‘ju drejtuar sistemit bankar për huamarrje të përshpejtuar”.
Sigal